Byzylykët elektronik, Ministria e Drejtësisë: Pse nuk u bë sot procesi i verifikimit të funksionalitetit

Gazeta Dita

Minsitria e Drejtësisë ka ngritur një grup pune për procesin e verifikimit të funksionalitetit të byzylykëve elektonikë, të cilët përdoreshin për të dënuarit në arrest shtëpie. Edhe pse sot ishte parashikuar që të kryhej ky proces verifikimi, testimi nuk u bë i mundur.

Ministria e Drejtësisë ka sqaruar edhe arsyet se pse ky testim i pajisjeve nuk u zhvillua sot.

Sqarimi publik i Ministrisë së Drejtësisë

Në vijim të procesit të ditës së djeshme për marrjen nën ruajtje të byzylykëve elektronikë pranë Ministrisë së Drejtësisë‎, sot sipas procesverbaleve të nenshkruara midis kompanisë dhe grupit të punës në Ministrinë e Drejtësisë, do të duhej të kryhej procesi i verifikimit të funksionaliteteve të pajisjeve, me qëllim përfundimin e procesit të marrjes së tyre në dorëzim.

Fillimisht u ra dakord që procesi sot të fillonte në orën 9.00. Përfaqesuesit e kompanise nuk u paraqitën. Për këtë arsye, grupi i punës rinjoftoi kompaninë që procesi do fillonte në orën 16.00. Edhe në orarin e ri përfaqësuesit e kompanisë nuk u paraqitën.

Grupi i punës ka vendosur që të bëjë testin e njerës prej pajisjeve për të parë funksionalitetin. Në varësi të këtij testimi, do të njoftohen edhe masat ligjore që do të marrë Ministria e Drejtësisë mbi këtë çështje.

Share This Article
1 Comment
  • O o o me ne talleni. Kompania nuk solli asgje , mori leket mona nona dhe kur doli tymi i thane silli sa per te kaluar lumin se na mori lumi. Ajo ministri eshte grope. Eshte kujdesur manjani edhe ai maniaku tit vasili , mjere ata qe kane firmosur te detyruar nga manjatet me urdher te Mona nones. LSI force e papare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *