Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka folur për bllokimin e fluturimeve në Rinas nga greva e Albcontrol dhe ka folur me tone të ashpra se vendi është marrë peng nga 60 persona, ndërsa ka shtuar se e gjitha është mbështetur edhe nga politika.
“Ky nuk është një rast për t’u përfshirë politika. Është prekur çdo qytetar thjesht dhe vetëm nga një grup njerëzish. Ata nesër mund të zgjohen dhe të thonë se duam 10 mijë dollarë. Nga do të vijnë këto para. Nga duhet të vijnë. Kush është burimi? Dmth është faji i qeverisë që nuk fluturojnë avionët? Nga duhet të vijnë këto lekë? Nga do i gjeni këto lekë? Shteti nuk ka lidhje. Nuk ka pasur. Nuk ka marrëdhënie financiare midis shtetit dhe Albcontrol. Shteti nuk i ka dhënë kurrë asnjë lekë. Ça është kjo tokë e xanun? Këtu është kompromentuar besimi që kishim. Sot e ulën traun dhe është tokë e xanun. Nesër në mëngjes ndoshta çohet dhe i thotë mendja që duhet ta ketë 6 mijë dollarë. Shërbimi i postës vjen me avion dhe nuk do të vijë. Gjithçka paralizohet vetëm për 60 veta. Duan lekë më shumë se janë taksidarë. Realisht keni pyetje? Vendi është marrë peng”, tha Balluku.
j.l./ dita

Me ne fund nje greve ne Shqiperi….e pamundur…..
O Belinda mos ler nam …ata kerkojne cfare kane ne kontrate si kudo ne bote…pastaj ti I je emeruar qe kur punoje aty…..vetem genjeni…
Mqns kerkojne ate qe kane ne kontrate, duhet tu jepet.. Po duhet te dish nje gje ALBCONTROLLI, eshte SH. A, dhe vetfinancim, dmth nuk merr nga buxheti i shtetit. Kryhen fluturime mbledhin taksen, ku pjesen me te madhe e merr Albcontroll, nje pjese e merr Eurocontrol dhe taksen osé pjesen me te vogel e merr Shteti ose Ministria e Ekonomise.
Kur ska fluturime ska as te ardhura, cfare kerkojne ata te paguhen nga taksat e buxheti i shtetit. Mos Thuaj jam i partise une. Jetoj jashte, dikur kam qene edhe une aty, dhe e di mire si funksionon. Me vjen keq se ka cuna te mire aty, po thjesht Mimi si kryetare sindikate dhe shpesh here si pronar, i morri me qafe.
Kan ne dore tepsine dhe timonin e bertasin se vendi eshte marrë peng!Vetem nje person ka fuqi te marri Shqiperine peng,Kryeministri Rama qe ka vjedh 110 milion euro dhe prokuroria akoma ska thene asnje fjale.
Hajde Belinda,mos bertit shume!
Kemi Aeroportin e Kukesit.
O njerez. Keta paguhen ne baze to numerit te fluturimeve. Marrin nje shume te caktuar per cdo fluturim.Dhe ato para nuk paguhen nga shteti por nga shoqerite ajrore.Kur fluturimet kane rene me mbi 50% (dmth ata kane punuar 50% me pak) detyrimisht do paguhen me pak.Me gjithe shpirt uroj qe ata te marrin nga $10000 ne muaj , por ky eshte realiteti.Ata duan para edhe per kohen kur nuk kane punuar? Dhe bejne greve tani kur gjithe vendit i nevojiten vaksinat? Nuk me plas trapi per PS apo PD por mos politizoni edhe pordhen e bubuzhelt. Vini ne pune arsyen dhe jo militantizmin politik. E njejta gje ndodhi edhe ne USA. Flisni me ndergjegje.