E nderuar DITA! Po i dërgoj një përshëndetje z.Lu:
Zoti Lu sa mirë e nise,
i dhe shpresë popullit shqiptar,
por vazhdon me kompromise,
nuk do bëni asgjë mbarë.
Me vonesë por ti u binde,
kush nuk e do drejtësinë,
Është Sala bashkë me lulin,
që punojnë për Serbinë.
Deri sa marrveshjet bëhen,
nga liderët me liderë,
drejtësia katandiset,
si kanali që mban erë.
Kurrë ajo nuk do shkëputet,
nga thonjt’ e pist’ të politikës,
ata që bën’ paçavure,
kushtetutën e Republikës.
Të fala nga Korça
