Ca vargje për “deputetët” zuzarë

anazapta

O populli i varfër / Që je copë e trokë / Ne jemi deputet / pa tru e pa kokë / Se kështu i do / çdo koh’ mushka drutë / Ne jemi të “ndershëm” / se jemi hajdutë / Jemi kriminelë / S’kemi besë as fe /

Të falemi popull /  për “trutë” që më ke / Se ti more popull /  Dhe të rrish pa bukë / Drejtuesit sërish/ do t’i zgjedhç kopukë… /  Je mor ti i vetmi / Nga popuj t’ksaj bote / Që vuan nga trutë / Dhe nga vetja jote / Shkelmoi dhe degdisi / Përtej gjer në varr / Se t’i bluan kockat / Popull gjynahqar!

Mbërtheji nga zverku / K’ta pushta zagarë / Se janë të paskrupull / Jan’ burra zuzarë/ Tregoju mor grushtin /  litarin, katran / Që të thonë “më fal” / Që të thonë “aman” /  Ngrihu mor dhe griji! / Tradhtarë e kododhë /  Që vrima e miut  / Të vejë pesëqind grosh!

 

SMS në DITA në 0689073730

Share This Article
1 Comment
  • E drejte poetu!!!!Poezi realiste per realitetin migjenian sot, por ky popull druvar lind njehere ne 500 vjet nje Hero legjendar qe ben pastrimin e kombit!!!! Per nja 500 vjet ky vend do jete parajsa e zuzareve dhe kriminelave!!! ta gezoni demoshkerdhatokracine!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *