Çabeji, lum kush e ka njohur atë njeri!

Dita

Në vjeshtë të vitit 1972 dy ngjarje shkencore me rëndësi kombëtare u organizuan nga Universiteti: Kuvendi i Parë i Studimeve Ilire, në shtator; dhe Kongresi i Drejtshkrimit, në nëntor. Historianë dhe gjuhëtarë të shquar nga vendi, nga Kosova dhe nga shumë vende të tjera të botës, vunë në dukje, në këto dy tubime historike, kulturën e lashtë dhe prejardhjen e saj ilire të historisë dhe të gjuhës shqipe, si një nga gjuhët më të vjetra të kontinentit. Referatet e kumtesat e A. Kostallarit, A. Budës, E. Çabejt, I. Ajetit, etj., ishin bazamenti i fuqishëm shkencor, ku u mbështetën konkluzionet e vendimet e Kuvendit e të Kongresit. Ashtu si kuvendin, por veçanërisht Kongresin e Drejtshkrimit, Enver Hoxha i ndoqi me kujdes të veçantë. Ai pyeste e dëgjonte veçanërisht me vëmendje mendimet e studiuesve kosovarë për gjuhën e njësuar dhe vlerësoi sidomos mendimet e Çabejt për karakterin konvergjent të gjuhës letrare shqipe. Kur u mbyll kongresi, E. Hoxha takoi me radhë shkencëtarët e gjuhëtarët që mbajtën referatet e kumtesat dhe u ul për të pirë kafe midis E. Çabejt dhe A. Budës. Aty ai deklaroi se së shpejti do të krijohej edhe Akademia e Shkencave, duke vlerësuar në këtë rast aftësitë shkencore si të Çabejt, ashtu dhe të Budës.

Me Çabejn në Shkup dhe Prishtinë

Në dhjetor të atij viti pata rastin e fatin që bashkë me Çabejn të shkonim për marrëveshje universitare në Shkup e në Prishtinë. Rrugës për në Shkup ndaluam afër Manastirit, ku ishin bërë e bëheshin studime arkeologjike të një vendbanimi të lashtë të quajtur “Heraklea”. Me pyetjet, me njohuritë dhe me shpjegimet që jepte Prof. Çabej, për kulturën dhe historinë e asaj treve, ciceroni vendas hoqi dorë nga fjalët e tij dhe filloi edhe ai të dëgjonte me vëmendje profesorin tonë. Në Shkup e ftuan të bënte një bisedë mbi gjuhët ballkanike në fakultetin e gjuhësisë të Universitetit të Shkupit. Kur shkuam për ta marrë Çabejn, pas dy orësh, ai ende s’kishte mbaruar t’u përgjigjej pyetjeve të shumta që i bëheshin dhe pamë një grumbull të madh dëgjuesish që ishin jashtë sallës, në oborr, duke dëgjuar bisedën e tij.

Harresë apo…!?

Në Prishtinë e në qytetet e tjera të Kosovës, ku unë shkova për herë të parë, nuk mund ta përshkruaj dashurinë e respektin e madh të kosovarëve për Prof. Çabejn. Kjo dashuri e ky respekt për të vinte se ai njihej kudo atje si një shkencëtar i madh, por edhe si një shqiptar i madh. Profesori njihte deri në nuanca jo vetëm jetën dhe historinë kosovare, por edhe vendet ku kalonim me emra e me historinë e tyre. Por ajo që më shtangu, ishte kur pashë në gazetën “Rilindja” që në përvjetorin e lindjes së tij ia kishte kushtuar disa faqe Çabejt, Në faqen e parë gazeta botonte një portret të madh të tij me mbishkrimin: “Simbol i mençurisë dhe i modestisë shqiptare”. U gëzova, por edhe u pezmatova, rashë në mendime, sepse në shtypin tonë as përmendej ditëlindja e tij dhe shefja e kuadrit të Universitetit s’e vinte fare në listat e atyre që duhej t’u festohej dita e lindjes. Si për të larë diçka, kur u kthyem nga Kosova, pas disa ditësh i shkova në shtëpi Profesorit për Vitin e Ri.

Vërejtje pse i puthi dorën koleges shkencëtare

782dlgatt__kongrsit_n_polifoto_0031Është bërë proverbial tani rasti me shkencëtaren ruse Desnickaja, albanologe e njohur, që kur Çabej e takoi në një kongres të studentëve të Evropës juglindore në Sofje, i puthi dorën asaj. Për këtë xhest, kryetari i delegacionit N. P. (nëndrejtori Institutit të Marksizëm-Leninizmit-) i hoqi vërejtjen, kurse Çabej iu përgjigj: “-Jam shumë i moshuar tani që të ndërroj zakonet e sjelljes sime.” Desnickaja ishte edhe oponente, kur Çabej mbrojti disertacionin. Titullin e kandidatit të shkencave ai duhej ta mbronte në një kohë kur të tjerëve u jepej me vendime. Në bisedë e sipër, ajo tha:”- Unë sot jam oponente, po për ato që do të flas, e konsideroj veten nxënëse të Çabejt”. Desnickaja e dinte aq mirë shqipen, sa kur e pyeta Prof. Z. Kodrën, ndërsa ajo po fliste për disertacionin e Çabejt, se si po e fliste shqipen nga ana gramatikore, ai më tha: Gjatë një ore që ka folur, ka bërë vetëm dy gabime gramatikore, që, (dhe përmendi emrin e një shkrimtari tonë të njohur), i bën në çdo dy fjalë që thotë.

Të tolerosh është njerëzore, të falësh është hyjnore!

Sa herë e takoja, aq sa më jepte kënaqësi, aq edhe pezmatohesha e futesha në mendime. Një shkencëtar iu1_cabej atillë, që bota e njihte, e nderonte dhe e respektonte, punonte e jetonte në kushte më se modeste. Për të shkuar në punë, i duhej të ndërronte dy autobusë. Jetonte në një apartament më se të zakonshëm, kur sa e sa mediokër kokëboshë kapardiseshin në vetura e në vila! Për të shkuar në verë dy javë në plazh, mu desh të ndërhyja te ministri i Ekonomisë Komunale, për t’i dhënë një kabinë dërrase. Por, ai gjithmonë i urtë dhe i heshtur, s’ankohej kurrë, jo nga frika, por nga karakteri, sepse, siç ka thënë vetë: “Thelbi shpirtëror i karakterit të shqiptarit është rezervimi.” Këtë ma vërtetoi edhe një herë Shyretja, bashkëshortja e tij, kur i vajta para disa vjetësh për vizitë në shtëpi. Në një nga gazetat tona dikush kishte shkruar sikur Çabej, kur ishte i shtruar në spital, i kishte thënë që mua më sëmuri A… , për një nga drejtuesit e tij. Kjo shkruhej disa vite pas vdekjes. Shyretja ishte revoltuar dhe insistoi që gazeta të kërkonte ndjesë për çka kishte shkruar, sepse Eqremi, fliste akoma e revoltuar ajo, jo vetëm s’e ka thënë atë, por edhe nuk e thoshte kurrë sepse ai si moto të jetës, midis të tjerash, kishte edhe këtë: “Të tolerosh është snjerëzore, të falësh është hyjnore”.

***

Për 20 vjet, deri sa vdiq e takova vetëm një herë, në autobus urban, kur po vija nga Laçi. Më foli me shumë përzemërsi e me keqardhje të madhe. U mërzita shumë – tha – që ike nga universiteti, se gjirokastritët e bëjnë shumë mirë punën e shtetit. “Nuk e takova dot më njeriun e madh e profesorin e dashur. Sa i madh, aq ishte edhe i thjeshtë. Ndryshe s’do të kishte vend proverbi i lashtë që thotë se: “Mund të jesh i thjeshtë pa qenë i madh, por nuk mund të jesh i madh pa qenë i thjeshtë. Lum kush e ka njohur atë njeri!

 

Akademia e Shkencave, midis Budës dhe Çabejt

Kjo dha shkas që në opinionin intelektual të diskutohej se Aleks Buda ose Çabej, një nga këta të dy do të ishte kryetari i ardhshëm i akademisë. Dy muaj më vonë, kur u inaugurua Akademia, E. Hoxha konsideroi si më të përshtatshëm kryetar të saj Prof. Aleks Budën. Si Çabej, ashtu dhe Buda, të dy të shkollës austriake, kishin “njollat” e tyre në biografi, nga të cilat si më të voglat E. Hoxha quante të A. Budës. Kur E. Hoxha e thirri A. Budën për t’i komunikuar vendimin për ketë, s’di sa është e vërtetë, A. Buda me zgjuarsinë e buzëqeshjen e tij karakteristike, i tha:”- Sh. Enver, ky është gabimi i parë i madh që bën partia duke më caktuar mua kryetar të Akademisë të Shkencave të Shqipërisë”. Aleks Buda ishte një intelektual i formuar, erudit, me kulturë perëndimore. Atëherë veprimi i E. Hoxhës për ta emëruar kryetar të akademisë u konsiderua si një sinjal që bëhej në përputhje me frymën liberale të asaj periudhe, që dha shpresa për ndryshime pozitive. Megjithatë në këto veprimtari, spikaste figura e Eqrem Çabejt, në radhë të parë si e një gjuhëtari të madh, por jo më pak edhe të një historiani të tillë, me përmasa poliedrike, që në çdo kohë do t’i japë nder Shqipërisë.

Enver Hoxha, Çabejt pas 30 vjetësh: “…dhe mëso marksizmin”(!)

eqrem-cabej-enver-hoxhaHoxha ishte moshatar dhe bashkëqytetar me Çabejn. Ai e njihte mirë përgatitjen dhe kapacitetin e tij, që edhe mund ta ketë shpëtuar nga ndonjë fatalitet që mund t’i ndodhte, por e takoi vetëm pas 30 vjetësh. “- Sot – tha E. Hoxha, në një takim me përfaqësues të inteligjencës të kryeqytetit takova këtu një mikun tim të vjetër, – pa ia përmendur emrin – që rrugët e jetës na ndanë. Ai është një shkencëtar i shquar. ” Dhe në fund, E. Hoxha nuk harroi t’i kujtonte: “- I rekomandoj që të studiojë marksizëm-leninizmin se do ta ndihmojë në punën e tij.”

Çaj Çajupi në shtëpinë e profesorit

Shtëpinë e kishte ku e ka edhe sot familja e tij, afër Varrit të Bamit, në katin e sipërm të një pallati. Më priti në kuzhinë, aty ku prisnin atëherë. pothuajse gjithë shqiptarët. E ndjeva që u gëzua si fëmijë ai kolos i mendimit, i kulturës e shkencës shqiptare. “- Së pari, -më tha – do të pimë një çaj mali nga Gjirokastra” dhe këndej filloi edhe muhabeti për Gjirokastrën, për lagjen ku kishte lindur e për gjimnazin ku jepte mësim, kur punoi për pak kohë në Gjirokastër. I kujtova se një ish student i tij, nga Gjirokastra, më kishte treguar se kur hyri (për Çabejn) për herë të parë në klasë, u kish thënë:”- Bashkë do të bëjmë dy lëndë, filozofinë dhe gjuhën shqipe. Të parën po deshët mësojeni, po deshët mos e mësoni., por të dytën nuk do t’ju lejoj që të mos e mësoni. “Qeshi pak dhe shtoi:”- Filozofia ka rëndësinë e saj, por gjuha është tabani i tabanëve të një kombi.”

Jeta dhe vepra

Eqrem Çabej, shkollimin fillor e kreu në vitin 1921 në Gjirokastër. Studimet e larta i mbaroi për filologji në Klagenfurt (1923-1926), Grac (1927) dhe Vjenë të Austrisë (1930-), ku ndoqi mësimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl. Nën drejtimin e Joklit, Çabeji filloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të Gjuhës Shqipe. Në 1933, ai dorëzoi disertacionin e doktoraturës mbi Italoalbanische Studien (Studime Italo-Shqiptare) në Vjenë. Çabej u kthye në Shqipëri ku edhe punoi si mësues gjimnazi në Shkodër (1934), Elbasan, Tiranë dhe Gjirokastër. Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, ai vajti në Romë, ku qëndroi deri më korrik të 1944-ës. Në 1942, ai refuzoi të bashkohej me Institutin e Studimeve Shqiptare për arsye politike. Atij iu ofrua posti i Ministrit të Kulturës në qeverinë kukull të Rexhep Mitrovicës në 1943, por ai e refuzoi. Ai u kthye në Shqipëri në 1944. Në 1947, ai u caktua anëtar i Institutit të Shkencave, instituti paraardhës i Universitetit të Tiranës. Nga 1952 deri më 1957, ai shërbeu si profesor i historisë së Shqipërisë dhe fonetikës historike. Në 1972, ai u bë anëtar themelues i Akademisë së Shkencave. Veprimtaria shkencore e Çabejit në fushën e gjuhës shqipe dhe historisë është e gjithanshme dhe në shumë raste monumentale. Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese indo-evropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zënë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare. Eqrem Çabej është autor i mbi 200 publikimeve; la pas shumë shkrime e studime mbi letërsinë e folklorin; si dhe dy veprat madhore: botimin studimor prej dy vellimesh “Meshari i Gjon Buzukut, 1555”, dhe “Studime Etimologjike në fushë të shqipes”. Eqrem Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980. Profesor Çabejit i është akorduar Urdhri “Nderi i Kombit”, Shqipëri 10 maj 2003; Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë, ndërsa Universiteti i Gjirokastrës mban emrin e tij, universiteti “Eqerem Çabej”.

Eqrem Çabej në Vjenë

eqerem-cabejPër të vazhduar studimet, Eqrem Çabej u dërgua në Austri. Para se të hynte në ndonjë shkollë, iu desh të qëndronte një vit afër Vjenës, për të mësuar gjermanishten.

Rasti e solli pranë familjes Reinmyler, në St. Pölten, një familje e kulturuar dhe dashamirëse, që u kujdes për të si ta kishte birin e vet. Gjatë qëndrimit pranë kësaj familjeje ai punoi shumë për ta përvetësuar sa më shpejt gjermanishten. Duke lënë përshtypje shumë të mira jo vetëm me zellin e madh, por edhe me sjelljen shembullore. Pas një viti qëndrimi në St. Pölten, mori njëherësh dy klasa të gjimnazit që e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1926 në Klagenfurt të Austrisë. Në vitin akademik 1927 – 1928 u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Gracit, ku ndoqi studimet për dy gjashtëmujorë (semestra). Pastaj studimet i vazhdoi në Universitetin e Vjenës. Dega e gjuhësisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Vjenës kishte një traditë të vyer. Aty kishin punuar profesorë të tillë të shquar si sllavistët e njohur Franc Miklosiç (Miklosich) (1813 – 1956), Vatroslav Jagiç (1838 – 1923), romanisti me emër Vilhelm Majer – Lybke (Myer – Lübke) (1861 – 1936) etj. Në kohën që u regjistrua Çabej, në atë universitet punonin, ndër të tjerë, indoeuropianisti dhe grecisti i njohur P. Kreçmer (P. Kretschmer) (1866 – 1956), albanologu i dëgjuar Norbert Jokl (1877 – 1942), arkeologu dhe historiani i njohur Karl Paç (K. Patsch) (1865 – 1945) etj. Të kujtojmë se në Austri ishte krijuar një traditë e mirë edhe për studimin e historisë së gjuhës shqipe dhe të historisë së popullit shqiptar.

Me Norbert Joklin

Norbert Jokli, duke e çmuar talentin e studentit të ri shqiptar, e mbajti afër atë dhe kështu u zhvillua midis tyre një miqësi e ngushtë dhe një bashkëpunim i frytshëm, që ndihmoi aq shumë për ta përudhur Çabejn e ri në studimin e thelluar shkencor kur ishte ende student. Në përputhje me kërkesën e Universitetit të Vjenës që, për ta marrë diplomën me gradën e doktorit në profilin përkatës studenti duhej të mbaronte një disertacion, diplomanti E. Çabej zgjodhi për këtë qëllim temën Studime italo – shqiptare (Italoalbanische Studien). Për këtë disertacion ai punoi me zell të madh dhe shkoi e mblodhi material pranë arbëreshëve të Sicilisë në vitin 1932. Disertacioni u mbrojt më 7 tetor 1933 para prof. dr. Paul Kreçmerit, prof. dr. Norbert Joklit dhe prof. dr. Karl Paçit dhe për këtë atij  iu dha diploma për gradën doktor nga Universiteti i Vjenës. Diploma është nënshkruar nga të tre profesorët e lartpërmendur përkrah vlerësimit shkelqyeshëm (Ausgezeichnet).

 

 

Share This Article
29 Comments
  • Eqrem Cabeji shqiptar i madh, por komunistet e Enverit nuk e deshen. Ne sesionin e pare te institutit te shkencave ne vitin 1952 veprimtaria shkencore e prof. Cabejt eshte etiketuar si “antipatriotike”.

    • Cabej eshte vleresuar nga te gjithe , perfshi Enver Hoxhen, qe ishte edhe vete nje gjuhetar, shkrimtar, Historian dhe studjues.
      Eqerem Cabej u be kaq i madh nga aftesite e tij, dhe kushtet qe i krijoi Qeveria e athershme.

      • Edhe ne vitet 1966-1969 prof. Cabejt, ne Institutin e Gjuhesise e te letersise, i eshte bere nje gjyq i tipit kinez me akuzen per perulje perpara autoriteteve te huaja.
        Sadisti Enver nuk e donte gjeniun tone.
        Ishte Kosova ajo qe e para ia dha meriten profesorit. Ne vitin 1976 “Rilindja” ia botoi kompletin e veprave prej nente librave te titulluar “STUDIME GJUHESORE”. .

      • Po cfare ishte Enveri, nje cope injorant qe nuk mori dot nje universitet, kurse Cabej mbrojti Doktoraten. A e kupton se sa larg jane njeri me tjetrin. Dhe vellane ja ” Internuan” ne Lushnje, aty tek ty o apilo Lala Guzhinjeri. Nje shok tregon qe i vellai vuante shume aty ne Lushnje.

        • Po vuante shume i shkreti se punonte MJEK ne Spitalin e qytetit te Lushnjes!
          Hajde DERRA,hajde!
          As te shpifni nuk dini!

    • Nuk kam pare fytyre me te pshter se ky Marku i Uke Saliut qe nuk le njeri pa injoruar,Ky coban lopesh nuk e ka per gje te fyej Agim Meron,nje nga ikonat e arsimit universitar,tre do mbeten rektoret me reformator te Universitetit Tiranes,Zija Kellici,Kareman Ylli e Agim Mero,te tjeret jane te llojit Dhori Kule buthelepires partish o Marku i Shpelles Ujkut.

  • Eqerem Cabej, nje shqiptare i madh, gjuhetar, dhe historian e permasave boterore. Duhet ti jepet vendi qe i takon ne radhen e tyre qe e kane ngritur larte emrin e Shqiperise

  • Eqrem Cabej(po e shkruaj emrin ashtu si e shkroi ai vete ne dispencen:Hyrje ne historine e gjuhes shqipe.Universiteti Tiranes 1959) ishte amaneti i Bajo Topullit.Me burse nga bashkia Gjirokaster shkoi ne Austri per studime,duke ditur cfare barre mbante persiper. Pleqte e Gjirokastres nuk derguan Enver Hoxhen me burse,por derguan Eqrem Cabeun.Ne spital ne Vjene tek koka e Bajo Topullit qendronte Eqrem Cabej,ne varrimin e Bajo Topullit amanetin e djalerise se Gjirokastres e kendoi Eqrem Cabej.Une nuk e di si mori dy here burse Enver Hoxha per studime ne France,ashtu si nuk e kuptoj edhe sot si ka marre dy here burse per drejtesi Azem Hajdari,i perjashtuar dy here nga te gjitha shkollat shqiptare dhe si ka marre dy here burse per mjeksi Izet Haxhia i te njejtes kategori.
    Ne nje perralle te vjeter shqiptare thuhet:-O Zot me shpeto nga sherri shejtanit! Populli shqiptar duhet te falenderoje zotin dhe Alexander Xhuvanin,qe e shpetuan Cabeun nga sherri shejtanit.Cmira e tij nuk la gjirokastrit te pasur,te diplomuar,te njohur,te aferm,bamires,borxhdhenes,pa zhdukur.Vellane e Cabeut e egzekutuan me atentat njesitet guerrile kur ishte prefekt ne malesi te Gjakoves.Ne 1947 Koci Xoxe angazhoi dy hije qe e percillnin cdo dite nga puna ne shtepi.Ne 1951 pushkatojne pa gjyq ne trillin e bombes se ambasades sovjetike,te vluaren e tij Sabiha Kasimati.Ne 51-52 i sajuan nje histori spiunazhi me nje grua,qe perfundoi ne pranga;ne 1967 nje muaj rresht nuk pushuan flete-rrufete kunder Eqrem Cabeut,organizuar nga Androkli Kostallari,Muzafer Korkuti.Nuk e di rolin e Agim Meros ne ate kohe rrevolucjonare,por gjuhetarin ,profesor Rizen e permbysen.Keta e kane marre edhe ne provim Cabeun per ti dhene nje titull fshati,duke mos i njohur doktorraturen e Universitetit te Vjenes perballe autoriteteve boterore te Indoevropianistikes Kretchmer,Karl Patch,Norbert Jokl.Si ky basketbollisti Lame,qe do marre ne provim doktorr Petrelen.Ajo qe e dermoi perfundimisht Cabeun, ishte vdekja e djalit,nje gjeni si ai vete,qe qe teper i brishte per te perballuar te tilla situata.Zmadhojeni ate fotografi lart,qe te dale edhe Leksi.Eshte takimi i vetem i Enver Hoxhes me Eqrem Cabeun pas 40 vjetesh.Ajo fotografi eshte nje film,qe flet sa njeqind romane.Nuk e shihni si jane kerleshur te dy,gati ti hidhen ne fyt njeri tjetrit?Aleks Buda ben rolin e pajtuesit,buzeqesh si nuse shenmitri,do t`i thote Enver Hoxhes;-Mos ja ver re,shoku Enver,se keshtu e ka ky!Leksi e di mire se kjo urrejtje ka rrenje te thella qe ne kalldremet e Gjirokastres..Keta ja shkurtuan jeten shkencetarit te lavdishem.Po shperblimin mirenjohes e mori ne Kosove.Agim Mero habitet si adhurojne shqiptaret,shkencetarin e shkolles borgjeze!!!!Kosovaret vinin nga Argjentina per te ndjekur leksionet e Eqerem Cabeut.Kur erdhi ketu ansambli i radio-televizionit te Prishtines,kishin ne repertor nje kenge per Cabeun.Keta tanet e hoqen.Degjova ne salle sekretarin e partise per kulturen,qe i thoshte shokut Berti;Keta Kosovaret jane te lojtur!Kishin bere kenge per Cabeun.!

  • Agim Mero eshte nder njerezit e pakte te saj kohe-zeze, qe edhe u ngjiten lart, por edhe u ben fare pak pis, prej pushteterimit antinjerezor…
    Agimi di shume, por vazhdon te flas pak.
    Ai di shume, por e merr vesh se fjalite e gjata shkuyrtojne gjuhen!

    Agim Mero, psh, ka qene me Nexhmije Hoxhen kur kane marre doreshkrimin e “Dimrit te Vetmise se Madhe”!
    Agim Mero di edhe disa fate viktimash…

    Agim mero mund te rrefej diferencat mes gjirokastriteve: cilet mbajti afer Enveri, cilet i largoi dhe cilet i mbylli hapsanave?

    Nuk shpresoj se Agim mero do te flase ndonje dite…

    Inshallah allah allah na i le te shkruara!
    Po se mos na le vetem ato te BRPSH-se, se kemi Memet Elezin per keto gjera, degjove Agim?!

    • Artikulli eshte per Cabejn. Nese ske ndonje gje te mire per te thene per te me mire mos shkruaj fare e mos keput dokrra.

  • Korigjim-Ne komentin tim kam shenuar gabimisht: basketbollisti Lame,por fjala eshte per basketbollistin Beqaj,minister i shendetsise.

  • Prof. Eqrem Cabej eshte linguisti dhe Albanologu me i madh i kohes sone dhe te dy me Prof. Aleks Buiden jane si Getja me Shilerin, qe nuk duhen ndare, jane dhe mbeten te d y te medhenj, por nuk ishin ata per kete vend te vogel dhe sitem totalitar qe i “rrallonte” gjenije te tille, dhe ata me zgjuarsi pa cenuar dinjitetin e tyre “mezi” shpetuan koken. Ata dhane shume per albanologjine dhe historine tone, pune jone eshte ti lexojme dhe cojme me tej ato qe ata kane lene. Se dishepuj te tyre qe “guxuan” te behen disidente, si Kasem Trebeshina, e paguan ose me koke ose me burg..dhe dihet kalvari i gjate i ekzekutimit te medjeve intelektuale ne kete vend dhe sitem sketerre…. por me sa duket ” te diturit” nuk kan gjetur dhe nuk gjejne kurre prehje ne kete vend…ku sundon injoranca dhe mediokriteti, ..”E keqja me e madhe e ketij vendi jane se dalin ne krye njerez “gjysem te mesuar” dmth medioker-thote K. Trebeshina…………..

  • Po, eshte dhe vazhdon te shkruaj por veprat e tij pak jane botuar, ai eshte i forte dhe i kthjellet, por ne i paragjykojme dhe i leme ne harrese per se gjalli njerezit me vlera, nuk e di nese ka thene per Skenderbeun se ‘eshte hajdut kuajsh” ?!!

    • Trebeshina e mohon qe eshte shqiptar dhe vehten e quan turk. Ne vepren e tij “Mekami” qe eshte e tera antishqiptare, per Skenderbeun thot se ishte hajdut kuajsh.

      • Mollokup…
        mos i ngaterro gjerat,
        dhe veri veshin cfare thote mehmet Metaj, qe shkruan me emer.

        Hasell hasell, Trebeshina ishte i mengjert, nisi e beri luften per clirim, por kur pa se Enverionua yt ishte kriminel oriental dhe shkarrashkruesit e tij ishin Hajdut Lavdish te tij, athere u soll, u suall, mbajti qendrim prej Burri trim: E ke lexuar Promemorien e vitit 1953? Po pra, 1953: e paralajmeron Zeusin Tuaj se do behej edhe me kriminel sec ishte bere ne ate kohe!
        Keto qe themi ne sot (dmth pas 1990-es) ai i ka thene qysh mahere, or Mollokup!
        Se mos te mbetet hatri ty, edhe per gjoja Foshnjen e Demokracise se 90-es, tha se kishte lindur e vdekur!
        E more vesh, Mollo?
        Keta jane Nder Kombi, e jo ata qe nga qe e moren dhurate kete titull, shtrijne duart per Nder Nobeli!

        Lexo se paku komentet, lexo Lis Dushkun dhe ndriçou, Mollo…
        Thjesht shkroi nje emer gabim, tjeter per tjeter, dhe , si komentues, edhe pi ia kerkuar kush, beri ndreqje gabimi. Se duhet te kemi pergjegjesi fjale…
        Te ndihmi njeri tjetrin qe te gabojme e genjejme me pak!
        Se kemi dale prej kohes se Genjeshtrave, dhe e kemi imunitetin ndaj te Vertetes te vogel, edhe sot…
        He te keqen vellai…

        • Enveri nuk eshte i imi ore idiot, qe fillimin e replikes pa asnje aresye e fillon me fyerje. Nese jam kunder Trebeshines qe vehten e mban per turk dhe qe e fyen Heroin tone Kombetar dhe popullin shqiptar, nuk do te thot qe jam pro sadistit. Enverin nuk e desha kurre, ashtu sic nuk e dua as ish oficerin e sigurimit , qe ishte edhe themelues i sigurimit te shtetit diktatorial, Kasem Trebeshinen. Kasem Trebeshina ishte nje vrases qe vriste pas kraheve, pra me plumb pas koke. Kete e tregon edhe vete, tregon per vrasjen qe i beri ne vitin 1943 nje partizani njezet vjecar.
          Promemorien e vitit 1953 e kam lexuar, por une ty te pyes se a e ke lexuar romanin e titulluar “Mekami” ? Nese jo, atehere lexoje. Lexoje se aty do te mesosh per idete antishqiptare te ketij turku, i cili fyen cdo gje qe eshte shqiptare.

  • Le te shpresojme se qeveria e sotme shqiptare do te dije te vleresoje kete gjeni te dhe krenari te Kombit tone.
    Mjaft u morem keto 25 vjet me injorantet, llumin dhe Vandalet si Sali Berisha dhe Azem Hajdari qe nxori ne siperfaqe te kombit tone Ramiz Alia
    Eqrem Cabej, Aleks Buda dhe dijetaret e tjere PATRIOTE e kane vendin ne varrezat e kombit e ne panteonin e kombit e jo drogaxhinjte qe rrenuan Shqiperine keto 25 vjet.

  • Aranit Pojani: Se pari dua te ju pyes,ku ka fjal fyese per Agim Meron.A ka qene sekretar i pare i komitetit qendror te rinis,nuk mund te thuash jo.E di se per pak ka shpetuar pa hy ne burk ne ate kohe.Prandaj meritoni plotsisht te ju quaj iDioT.Shko ruaj dhit anej nga pojani o militaruc qe shitesh per nje thes miell.Besoj se jeni i kenaqur se vertet e meritoni o turkushak.

  • Ju lutem z. Mark Uk mos e prish seriozitetin e opinioneve dhe mendimve qe qe ne kemi kenaqesine te kembejme ne kete forum. Shkrimi ketu eshte per Eqrem Cabejne, jo per autorin, zotin Mero.
    Nuk me duket e hijshme qe ju, pa hyre fare ne teme e pa dhene fare ndonje mendim pro ose kunder Eqrem Cabejt, flisni per biografine e zotit Mero dhe injoroni Cabejne. Konkretisht ne kete rast ju do te beheshit me interesant dhe do te ishit konform regullave te njohura duke dhene mendimin tuaj per Cabejne. Per z. Mero ju mund te shkruani nje artikull dhe te jesh i sigurt se Drita do tua botoje dhe ne do te diskutojme rreth shkrimit tend.
    Nuk na vjen mire qe na prishni kenaqesine qe na sjellin shkrime te tilla per figurat e ndritura te kultures sone kombetare per te cilat i jemi mirenjohes z. Mero edhe gazetes Dita qe kam kenaqesine te ve re se i stimulon.
    Ne shqiptaret,ketu (dhe ju si shqiptar bashke me ne te gjithe), kemi nevoje ti njohim figurat tona e te ndjejme krenarine qe na shkakton njohja e tyre nepermjet shkrimeve te tilla.

  • Çabej shume i madh ne nje vend te vogel. Ai na madheshtoi. Lum qe e patem. Vepra e tij do na ndihmoje gjithenje.
    Dy fjale per promemorjen e Trebeshines. Ne fillim te viteve nentedhjete e merrnin shpesh ne intervista kinse si i burgosur i ndergjegjes, pra politik. E kam degjuar me veshet e mi vete Kasemin kur tha : “Promemorja ishte tre çerek faqe formati. Pas rreth nje viti ndodhesha me leje ne qytetin tim te lindjes. Vellai, nje njeri qe ka botuar rreth 60 libra ne te dy kohet, si artistike dhe profesionale, me tha: “lexoje nje promemorje te Kasem Trebeshines, eshte nje nge shkrimet me te mrekullueshme qe kam lexuar”. E lexova dhe i revoltuar e hodha mbi tavolinen e guzhines. Vellai gati sa s’ bertiti. “Ç’ pate, ç’ te hipi, s’ te pelqeu?”, vazhdonte pyetjet pa fund e serish levdatat per te. “ketu- i thashe- lexova 15 faqe te kesaj promemorje me shtyp, madje me shkrim te imt, kur ne fakt ajo promemorje nuk ka qene as nje faqe e plote me shkrim dore se e kam degjar nga goja e tij. Ketu ai e ka shtuar, zbukuruar sipas midese pas me se 37 vjeteve. Kjo eshte nje pafytyresi, eshte nje hipokriai, eshte nje gje e pavertete, nje mashtrim…”. Ja kete desh te sqaroja me qe m’ u dha rasti e u permend ketu…

  • Mirnjohje e respekt per kete kollos te kombit qe ka mbrojtur me dije gjuhen tone te bukur shqipe.. ne kete shkrim do te kishte me shume rendesi per kete figure jo takimi me diktatorin qe na e paraqet si nje dashamires te gjuhes shqipe e vlerave te kombit.. por te u tregonit lexuesve se ky diktatori i jot i dashur i futi gruan ne burg Cabejt te madh per motive politike.. dhe fati i Cabejt ishte se ai u taku vone me diktatorin se ndryshe do te ishte ne nje qeli me Musine Kokalarin,,, Cabej meriton vetem respekt e mirnjohje nga cdo shqiptar kudo qe te jete..

  • Z CABEJ nje figure e shquare e vendit tone me merta te vecant ne fushen e gjuhesisgjate jetes se tij dha shume duke mos u shperblyer per punen e bere por moralisht i vleresuar nga dijetaret dhe jo interesuar per vlersimin partiak dhe qeveritare SHqiptaret jane menje shtrirje ne shume shtete dhe kontributi i dijeve nuk eshte i nevojshem te prezantohet vetem ne yeritorrin shteteror shqiptare por ne shume troje shqiptare si shkup prishtin e te tjere NE vendin tone keto 25 vjete vetem kemi humbur vleresimin dhe shfrytezimin e punes te pareve tane dhe nderprer cazhdimsin e krijimit she vazhdimesise te brezit te ri sidomos ne gjuhesi perkullem para vepres se gjuhtarevdhe historianeve te vendit tone me respekt dhe per z A mero qe na i rikujton ata qe ila ne harrese pseudodemokracia

  • Pa dyshim qe eshte nje personalitet i madhe i albanologjise shqiptare. Fatkeqesisht komunistet e ndiqnin si nje element kundershtar i tyre dhe nuk vlersonin sa duhet profilin e tij shkencor.Ka qene i survejuar nga sigurimi shtetit deri ne diten qe vdiq. Hapeni dosjen e sigurimit te shtetit per Çabejn e do te lexoni idjotizmat e spijuneve qe jipnin informata per te ashtuquajturen veprimtarine armiqesore te profesorit. Nje figure e madhe shkencore veprimtarine e tij ne lemin e gjuhesise e kreu nen trysnin e forte e vrastare te pushtetit komunist

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *