Orët e panikut nga tërmeti që tronditi ditën e djeshme vendin tonë kanë vijuar edhe mëngjesin e sotëm.
Në kryeqytet rreth 500 banorë kanë kaluar natën në çadrat e emrgjencës. Ata shprehen se kanë frikë të kthehen në banesa.
Rreth 563 banesa janë dëmtuar dhe 28 pallate kanë pësuar plasaritje është ky bilanci i tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë pasditen e së shtunës. Të frikësuar për një përsëritje të kësaj situate banorët kanë zgjedhur të mos e kalojnë natën në banesat e tyre por t’u drejtohen çadrave e ngritura nga shtabi i emergjencës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.
Fotot e mëposhtme tregojnë çadrat e vendosura pranë Stadiumit “Dinamo”, ndërkohë që çadra të tjera janë vendosur në “Don Bosko” dhe në zona të tjera të Tiranës.


j.l./ dita

Ska parqe me…….dhe ate Rinia po e punojne turp
VERTET, ME SE E MPOSHTEN KESHTU???!!!!!!!!!!!