Cakaj: 300 pasaporta diplomatike revokohen më 31 dhjetor

Edona Llukacaj

Këtë të martë u raportua në media një vendim i Këshillit të Ministrave, në të cilin thuhej se “Krerët e opozitës jo parlamentare, me përjashtim të Monika Kryemadhi, duhet të dorëzojnë pasaportat diplomatike, për ndryshe do të ndalohet në pikat kufitare nga policia. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, kreu i PR Fatmir Mediu, kreu i PDK Nard Ndoka, kreu i LZHK Dashamir Shehi, kreu i PAA Agron Duka dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule nuk kanë të drejtë më të pajisen me pasaporta diplomatike”.

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj pranoi në Opinion se rreth 300 pasaporta diplomatike të Shqipërisë do të ishin të vlefshme deri më 31 dhjetor të vitit 2019, pa përmendur emrat e personave që këto lloj pasaportash do i revokoheshin.

Në listën e re, përpos kategorive të tjera, është përfshirë bashkëshortja e Presidentit, duke bërë që këtë privilegj ta gëzojë Monika Kryemadhi. Kjo e fundit e humbet këtë privilegj si kryetare e LSI, por përfiton për shkak se është bashkëshortja e presidentit Ilir Meta.

e.ll./dita

Share This Article
5 Comments
  • “Përfiton për shkak se është bashkëshortja e presidentit Ilir Meta”
    Po ndonje kurore si bashkeshoqja e presidentit me te mire te historise, nuk e meriton ?! Vendosjani ke keshtjella e gjirit te Lalzit,Tregon shume per dipllomacine Shqipetare !

  • Nuk di pse pritet 31 dhjetorin ? Detisa te dergojne paret e tyre neper bote? Po mos u merziteni cdo transfert nga jo rezidentet e rezidentet te huaj monitorohet …edhe tash do dallin ne shesh mbasi germania kerkoj blokimin e te ardhurave te pista..,

  • Po perse ne dhjetor e jo tani more nuk di si te quaj, a mund te ma sqarosh? Apo duhet te vazhdojne edhe 6 muja te tjere aktivitetin diplomatik hajdutet dhe kriminelet per te fshehur krimet e tyre dhe parate e vjedhura. Pasaportat duhet te hiqeshin menjehere. Mos u bene bashkepunetore me krimin e me pas ankoheni. Shihni cfare i ben likja ketij populli? Kush e vuri ne ate poste, ne vend qe te ishte ne burg? E tani kerkoni ta shkarkoni. Mos shkaterroni kete vend me qendrime e vendime te gabuara.

  • Ti je bere si sekretar ministrie o Genti
    Me keto idiotesi merret nje minister i jashtem?
    Po Samir Manes ia hoqet psp diplomatike?
    Apo ca t nenes parti r ca t njerkes.
    Ky eshte shteti ligjor?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *