Cakaj, apel qytetarëve: Denonconi abuzimet në Ambasada

Ornela

Me anë të një postimi në Facebook, ministri në Detyrë Gent Cakaj ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit që të raportojnë çdo problem që mund të hasin gjatë Shërbimeve Konsullore. E këtë ata mund ta bëjnë duke shkarkuar aplikacionin Ambasada Ime.

“Pasi të shkarkoni aplikacionin AmbasadaIme, me nje një klik zgjidhni rubrikën “Raporto“. Pas hapjes së rubrikës, vendosni të dhënat tuaja – emër, mbiemër, email dhe numër kontakti, për të evidentuar rastin në fjalë dhe lehtësuar komunikimin e përbashkët. Pasi të keni bërë zgjedhjen e vendndodhjes dhe shërbimit që keni marrë, në hapësirën “raportimi juaj” paraqisni hollësisht shqetësimet tuaja dhe raportoni drejtpërdrejtë për probleme të çfarëdolloj natyre.” – shkruan Cakaj në një postim në Facebook.

Ministri në Detyrë i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë çdo abuzim, problem, apo papërgjegjësi që shfaqet para tyre në komunikimin me përfaqësitë e Shqipërisë nëpër botë.

“Rubrika e re “Raporto” garanton tashmë që shqetësimet tuaja të përcillen drejtpërdrejtë në të gjitha nivelet drejtuese në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Le të përpiqemi sëbashku për një shërbim sa më llogaridhënës, funksional dhe dinjitoz.” – mbyllet postimi i Gent Cakajt.

Share This Article
4 Comments
  • Z. Cakaj te mos bëje sikur nuk e di. Le te shikoje cfare flasin shqiptaret për konsullaten ne NY USA qe drejtohem nga nje ish rrobaqepëse pa aresim qe hyri si sekretare dhe ,,, Ne fakt di mire te prese leket me gershere qe nga zyra e legalizimeve ne Ministrine e Jashtme , deri atje NY, pas nderit qe I beri Bushati me drejtoreshe Blerta Kazadein qe I ka shume xhan paratë

  • Degjo ore djalosh .Mos ju drejto popullit per keto qe thua . Shqiptaret kane shekuj qe nuk i zene bese atyreve qe e sundojne .Thuaj me mire spiunoni se do ju paguajm dhe do merrni rezultat .Beni ate qe ka bere dhe bene Saliu . Di cdo gje mbi politiken dhe organet shteterore .Ka ushtrine e tije te spiunve ,qe i paguam me kesh ne dore qe mban situaten ne dore .Ti na thua beni denoncime . Denoncimi behet kur shoqeria eshte ne nivelin kulturor dhe shteti funksjonon me ligje .
    Ka dhe nje rruge tjeter qe eshte aplikuar ne vende qe e dine se shkelen ligjet . Zvendesimi i administrates duke mos i lejuar per shume kohe ne nje vend .Dhe me e mira kufizimi i kopetencave ndaj persona kyc ne vendimmarrje .

    • Jo ti spata nuk e ke keq që i drejtohesh personalisht djaloshit, a thua sikur ta kesh përballë ne studio, por që të rimë shtrembër e të flasim drejt, djaloshi duket pakez njomzak, dhe nuk besoj të ketë aq dhunti apo bagazh të mjaftueshëm intelektual, për të komunikuar me publikun sa me rrjedhshëm, sa me kuptueshëm dhe para se gjithash jo me postime ala f”book-u, por me metoda praktike, pshm. debate te hapura ne ambjente publike, njelloj sic bejne kudo deputetet e botes demokratike.

      Siç mund të konstatohet kollaj dhe nga mënyra se si ai po kërkon të motivojë qytetarët për “spiunime” online pa pagesë, duket fare qartë se preferencat e tij (apo e instruktorit personal), është qe të qëndrojë i fshehur në prapaskenë, me shpresën se tek-tuk do gjejë ndonjë kokzbrazur qe të instalojë me dëshirë ne smartfon aplikacione, brenda të cilave mund të jenë fshehur mini-programe kompjuterike për observim. Kur dardha e ka bishtin prapa, pse mos ta kete dhe ky?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *