Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se vendimi i financim të rregullt të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës është pjesë përbërëse e një platforme sistematike më të gjerë në shërbim të ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar të bashkëkombësve shqiptarë në Luginën e Preshevës.
“Qeveria e Republikës së Shqipërisë sot ka vendosur të marrë përgjegjësinë për financimin e rregullt të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.
Ky vendim është pjesë përbërëse e një platforme sistematike më të gjerë në shërbim të ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar të bashkëkombësve shqiptarë në Luginën e Preshevës. Mbështetja graduale financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi do të plotësohet menjëherë me një komunikim më intensiv me shqiptarët në Serbi në përgjithësi apo Luginën e Preshevës në veçanti”, ka deklaruar Cakaj.
e.t./dita

Shume mire.
Shume mire.Tu hap paret e iftarit
Bravo, bravo