Ministri në detyrë Gent Cakaj është pritur në Kosovë nga kryeministri Albin Kurti. Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur për disa minuta.
Sipas zyrës së shtypit, gjatë takimit, palët u dakordësuan për rëndësinë e vlerësimit të imtësishëm dhe vënies në zbatim të marrëveshjeve të arritura gjatë pesë G2G mes dy vendeve, si dhe rritjen e koordinimit mes institucioneve dhe qeverive të dy vendeve në funksion të forcimit të rolit të shqiptarëve ne rajon dhe forcimit dhe promovimit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Gjithashtu, Cakaj u takua me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Zyra e shtypit njofton se palët vlerësuan bashkëpunimin midis të dy kuvendeve dhe komisioneve parlamentare në vite, si dhe shprehën angazhimin e qeverive për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar, si një shtysë për avancimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat.
l.h/ dita

Ky cunaku nuk eshte zyrtarisht minister i jashtem e as kryediplomat!