Cakaj për detin: Greqia zgjerohet 12 milje aty ku e lejon gjeografia

Ornela

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka përsëritur përmes një postimi në Facebook reklaratën e djeshme të Ministrisë së Jashtme në lidhje me vendimin e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon.

Gent Cakaj deklaron se “zgjerimi i gjerësisë së Detit Territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare, është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe konkretisht nga Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982”.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndjekur me vëmendje zhvillimet në Parlamentin grek dhe deklaratat e zyrtarëve më të lartë të vendit fqinj, gjatë seancës së ratifikimit të marrëveshjeve detare mes Italisë dhe Greqisë, si dhe mes Greqisë dhe Egjiptit.

Qeveria shqiptare vlerëson arritjen e marrëveshjeve për delimitimin e hapësirave detare mes vendeve të rajonit të Mesdheut, duke u mbështetur në normat ndërkombëtare për të drejtën e detit dhe frymën e miqësisë dhe interesit reciprok.

Me këtë rast, lidhur me deklaratat për zgjerimin së shpejti të gjerësisë së Detit Territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare, theksojmë se kjo është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe konkretisht nga Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982.

Greqia, ashtu si çdo shtet tjetër palë e konventës, aty ku e lejon gjeografia dhe për sa kohë që nuk cënohen të drejtat sovrane të një shteti tjetër, gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë e Detit Territorial sipas parashikimeve të UNCLOS.

Vetë Shqipëria në bazë të kësaj konvente ku është palë, ka ushtruar të drejtën për të përcaktuar gjerësinë e detit të saj territorial në 12 milje detare, zgjerim i cili është depozituar pranë Kombeve të Bashkuara që prej 9 marsit 1990 dhe që nuk është kontestuar për asnjë moment nga fqinjët tanë.

Kjo e drejtë që buron nga konventa nuk është çështje negociate mes shteteve palë të konventës dhe në të gjitha rastet shtetet që janë në procese negociuese mbi delimitimin e hapësirave detare janë të detyruara që të ndjekin parimet, frymën dhe kriteret e konventës që u njeh shteteve palë të drejtën e zgjerimit të ujërave territoriale deri në 12 milje detare.

Sidoqoftë, qeveria shqiptare do të jetë e vëmendshme për çdo proces legjislativ në vendin fqinj, i cili mund të ketë ndikim në ushtrimin e sovranitetit territorial dhe të drejtave sovrane në hapësirën detare që i takon” shkruan Cakaj.

O.J/DITA

Share This Article
10 Comments
  • Ti vetem det me sy nuk ke pare o mut muti!. Te solli Skizofreni ketej vetem per propagande po ai u tall me keq nga Serbet o shkerdhate.

  • Mjer ne shqiptaret ,cfare femijsh ministra ka zgjedhur ky anti shqiptari Edi Rama .Dhe ky djali kosovar nuk eshte i vetmi ,por jane me shumice edhe ato feckat e tjera ne PS e ripjellkes .
    Pergjegja e ketij nuk eshte e sinqerte ,as mish e as peshk .Por dihet fundi ne do ta hame ,dhe greket do perfitojne ,me keqeardhje ,do me kujtoni ne te ardhmen ,e nuk e diskutoj qe do me ipni te drejte .

  • Ia keni dhene cokollaten e mengjesit ketij qumeshtorit mo?
    Prandaj greket jane kaq te sigurte se do ti marrin 12 milje det. Mjafton te shohin Cakajn. Ju vazhdoni me Saliun nderkohe qe keta te rilindjes po mbyllin pazarin.

  • Nuk kishte nje djale te lindur e rritur ne shqiperi per kete post ? E beri Edi per efekte propagande!! Nuk na intereson per moment, shiko te rregullosh problemet ne shqiperi o Edi, pastaj merru me kosove e ballkan. Ne fakt Edi pranon qe ka plot gabime dhe ky eshte njeri prej tyre, ku peshtyne mbi aftesine e djemve tane. Apo donte nje Kalama ta merrte per dore dhe ta gjesdiste. E them per faktin se sot mbron kufijte shqiptar nje person qe eshte rritur diku tjeter, mendoni se sa mund ti bejne pershtypje +/- 6 milje.

    • Si do i mbroje kufijte shqiptare Edi Ramuti pa rivendosur Floten Ushtarake? Edi Ramut Dulja e la Shqiperine pa flote dhe ujerar detare i la pa zot, qe ti marrin greket.
      Shqiperia duhet te mbroje kufijte shqiptare nga Edi Rama, po akoma merremi me etiketime per kete mutin e vogel serb qe Ramuti e solli nga Kosova.
      Kufijte shqiptare nuk duget ti diskutojne plerat dhe spiunet.
      Fjalen e fundit duhet ta thote populli, jo keta
      Keta e kane shitur Shqiperine. Keta jane kampi grek dhe jo kampi shqiptar.
      Ne asnje deklarate as MPJ, as Ramuti dhe as Kaka nuk jane shprehur per te drejtat dhe interesat e Shqiperise, por te Greqise. Kjo duhet te jete teresusht e denueshme. Ja dhe te ljo deklarate Kaka flet per te drejtat e Greqise. Si mundet qe ministri dhe qeveria shqiptare te interesohen per te drejtat e Greqise dhe te punojne kuder interesave te Shqiperise. Kjo eshte tradheti e hapur.
      Ky eshte krim Kombetar.

  • Shikoni si genjen shtaza e mbaruar e Ramutit. Shqiperia nuk eshte zgjeruar me 12 milje ne Konventen e 1982shit. Shqiperia ka shtrirje 15 milje, te dhena nga ish Komandanti i Flotes qe para dy vjetesh bente thirrje Ramutit per rivendosjen e kufijve detare dhe per riaktivizimin e Flotes ushtarake Kudret Cela. Sipas tij kufije detare ishin lene hapur per greket, dhe Flota ushtarake ishte shkrire per te lejuar pervetesimin e ujerave tona territoriale nga greket,.
    Pra Shqiperia ka patur 15 milje dhe kjo nuk ka qene kontestuar asnjehere nga konventat dhe shtetet e tjera.
    Cmut ka Kaka qe shqetesohet per te drejtat e Greqise. Qelbesira Ramut shiti detin dhe ben pazaret e paqes me Bjellorusine.
    Dita, botojeni prape shkrimin e Kudret Celes. Pse nuk e botoni?
    Ketu eshte bere tradhetia pazari me i zakonshem per plerat e Shqiperise. Cfare ben ky popull? Ka mbaruar komplet. Funderine e jevgjve te Ballkanit u kthyen shqiptaret. Popull vemje

  • Si do i mbroje kufijte shqiptare Edi Ramuti pa rivendosur Floten Ushtarake? Edi Ramut Dulja e la Shqiperine pa flote dhe ujerar detare i la pa zot, qe ti marrin greket.
    Shqiperia duhet te mbroje kufijte shqiptare nga Edi Rama, po akoma merremi me etiketime per kete mutin e vogel serb qe Ramuti e solli nga Kosova.
    Kufijte shqiptare nuk duget ti diskutojne plerat dhe spiunet.
    Fjalen e fundit duhet ta thote populli, jo keta
    Keta e kane shitur Shqiperine. Keta jane kampi grek dhe jo kampi shqiptar.
    Ne asnje deklarate as MPJ, as Ramuti dhe as Kaka nuk jane shprehur per te drejtat dhe interesat e Shqiperise, por te Greqise. Kjo duhet te jete teresusht e denueshme. Ja dhe te ljo deklarate Kaka flet per te drejtat e Greqise. Si mundet qe ministri dhe qeveria shqiptare te interesohen per te drejtat e Greqise dhe te punojne kuder interesave te Shqiperise. Kjo eshte tradheti e hapur.
    Ky eshte krim Kombetar.

  • Ne se eshte keshtu athere propozojme qe vendosje e kompasit ne toke te filloi nga shqiperia e jo nga Greqia.
    Te filloj aty ku e lejon Gjeografia nga teritori shaiptare deri sa te plotsohen 12 milje.
    Kjo e drejte nuk eshte vetem per Greqin pore edhe per shqiperine.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *