Cakaj: Qeveria të dorëhiqet? S’na lenë gjermanët të ikim

J L

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj kur u pyet se pse qeveria nuk dha dorëheqjen pas dështimit me hapjen e negociatave siç ndodhi në Maqedoni, thotë se niveli i përgjegjësive është i ndryshëm.

I ftuar në “KTV”, Cakaj thotë se Bundestagu i ka dhënë disa detyra Shqipërisë, për të cilat qeveria nuk mund të japë dorëheqjen.

“Ne nuk kemi bërë zotime të prera se negociatat do të hapen. Faktori i parë. Në rastin e Maqedonisë së Veriut ka organizuar një referendum për ndryshimin e emrit shtetëror. Bashkimi Evropian dështoi të mbajë një prej premtimeve të tij”, ka thënë ai.

“Dhe kryeministri Zaev dha dorëheqje”, ka vazhduar gazetari.

“Faktori i parë është rrethanor. Nivelet e përgjegjësive para opinionit të brendshëm janë krejtësisht të tjera. Faktori i dytë është strukturor se në Shqipëri nuk ka hapësirë për dorëheqje. Në qëndrimet e Bundestagut, Shqipëria detyrohet për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për reformën elektorale dhe ne jemi në mes të kësaj reforme. Nuk mund të ketë zgjedhje elektorale në Shqipëri pa mbarim të reformës elektorale. Ne jemi në një situatë kur nuk kemi Gjykatë funksionale Kushtetuese”, tha Cakaj.

“Shqipëria është në mes të një reforme dhe kjo reformë duhet të konsolidojë rezultatet e saj para se Shqipëria të jetë në gjendje për të diskutuar për zgjedhjet e parakohshme. Politikisht, krahasimi me Maqedoninë nuk qëndron”, ka shtuar ai.

j.l./ dita

Share This Article
9 Comments
  • 45 minuta ne telefon Angela ju lut Ramutit te mos ikte.
    Nuk ka me ke i zhvillon me ato bisedat konstruktive dhe frytdhenese per Evropen.
    Angeles nuk i hyn ne sy as Franca e as BE pa Ramutin.
    Le kete mutin e vogel..nuk e lene tu shkase neper kembe..
    O e mbajne o ska
    Juve ju lusin ore..po nuk marin vesh shqipot koketrashe.

    • Mirel! Është e vërtetë e duhet besuar që nuk i lënë as Amerika e as Gjermania të japë dorëheqje qeveria. Madje atë e dëshirojnë sa s’tregohet Edi, Meta, që të shpërndahet parlamenti e të vonohet votimi për reformat… Por më parë duhet të votojnë SPAK-un e ca ligje të tjera për reformat,.. pastaj jatë të gjithë të ikur…

  • Mir more zotri por voten kesaj qeverie ja ka dhene populli shqiptar dhe jo gjermania dhe duhet te degjoni popullin shqiptar jo gjermanet .

  • Mirë e ka. Po dha dorëheqjen qeveria tash shkakton kaos sepse reforma zgjedhore nuk është bëre. Edhe ajo e drejtësisë akoma jo. Gjykatat mungojnë. Presidenti është në shkarkim etj. Dhe ky kaos i shkon për shtati vetëm Berishës e Metës.

    • Dhe Mireles I shkon per shtat Timi.E shkreta.Mbeti duke masturbuar online sa here dikush permend doreheqjen e Rames.Dikush le ti thoje qe Rama fiton dhe nje mandat tjeter .Ishalla bo I bis ndonje infarkt dhe shpeton njehere e pergjithmone se na dhimbset tek e shohim qe vuan perdite.

  • Mos u merrni shume me politikanet, se te gjithe politikanet jane te kapur e thjesht zbatojne urdhera dhe axhenden e atyre qe i vune ne politike. Me pak fjale politikanet jane thjesht per te mbajtur me fjalime, propagande e premtime kopene ose shumicen, qe beson ne sistemin pluralist dhe demokracine. Genjeheni kot sepse ata thjesht jane nje parti qe luajne me porta te ndryshme opozite-pozite. Ketu futen edhe Merkel e Macron. Keta tanet as behet llaf fare te gjitha partite pa perjashtim. Vendimet i merr tjeterkush dhe ata nuk i njeh njeri e as duken, politikanet thjesht bejne theshethemexhoven e lagjes. Jane aty te japin iluzionin se ju keni fatet tuaja ne dore nepermjet votes apo zgjedhjes. Nje m….ut keni. Kaq.

  • Ky bedeli dhenderi i Edvin Droges:

    Sa i vogel dha kaq rufjan!

    PO KESHTU NDENJI ENVERI NE PUSHTET PER 50 VJET ME RADHE, NJEHERE NUK E LINTE QE TE IKTE MARSHALLI TITO, PASTAJ STALINI, PASTAJ HRUSHCOVI DHE MAO CE DUNI

    dhe:

    E di Gent Caka perfundimin kur Diktatori mbeti ne Dimrin e Vetmise se Madhe kur Nexhmija nuk e linte te ikte ne Ferr pa vrare me pare Poliagjentet qe kerkonin t’i zinin vendin? Ja ta thote intelektuali o Bedeli i Edvin Droges qe nuk e ke lexuar akoma historine e shqyptareve:

    ENVERI FALIMENTOI EKONOMINE DHE RENOI SHTETIN SI KURRE ME PARE NE HISTORI

    Kete perseritje duhet te presim nga Edi Rama?

  • Vazhdojne thellohen skandalet me emerimet e diplomateve ne Ministrine e Jashtme te drejtuar nga Gent Cakaj! Ja të gjitha punësimet nepotike dhe shkeljet me mandatet:

    Skandalet në 46 prej 50 ambasadave shqiptare ne bote!
    1. Arabi Saudite- Ambasador Sami Shiba me mandat të përfunduar;
    2. Austri- Ambasador Roland Bimo mbushur moshën e pensionit me mandat të përfunduar në shkelje te ligjit; dhe diplomate Këshilltare Aida Sakja motra e kryetarit të Bashkisë Kavajë, Isa Sakja PD;
    3. Misioni Shqiptar i OSBE Vjenë- Ambasador Igli Hasani pa status emeruar nga jashte; Ksandro Disho me pasaporte greke dhe disa diplomate emerime politike pa status nga jashte sistemit dhe me mandat të përfunduar prej kohësh në shkelje ligji;
    4. BE, Bruksel- Ambasadore Suela Janina me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit dhe Diplomate Blerina Boçi ish sekretarja e shefit te kabinetit Mpj;
    5. Danimarkë- Ambasadore Elida Petoshati me kunatin Armand Skapi Sekretar i Përgjithshëm ne Ministrine e Jashtme dhe motra Valbona Petoshati koordinatore në Kryeministri;
    6. Egjipt- Ambasador Eduard Sulo me mandat të përfunduar;
    7. Francë- Ambasador Dritan Tola pa status me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit dhe diplomat Alket Çani pa status, vëllai i Arian Çanit Zone e Lire;
    8. Greqi, Athinë- Ambasadorja Ardiana Hobdari tarafi I Ditmir Bushatit nuk u prek as nga skandali I humbjes 100 pasaportave shqiptare dhe diplomat Eno Çollaku, aktivist militant FRESSH;
    9. Gjermani, Berlin- Ambasador Artur Kuko me mandat te perfunduar; Konsull Elinda Guri, aktiviste militante FRESSH; Kastriot Noli emeruar Sekretar I Pare 2019 nga Gent Cakaj- militant demokrat shkeles ligji qe mbronte ne gazete vjedhjet e Rruges se Kombit ne kohen e qeverise Berisha ( http://www.zemrashqiptare.net/news/5770/kastriot-noli-sulmi-ndaj-rruges-durres-prishtine-hibrid-reminishencash-te-pista.html )
    10. Holandë- Ambasadore Adia Sakiqi me mandat të përfunduar pa status në shkelje të ligjit; emeruar diplomate nga jashte pa status Kejsi Ziu; skandal diplomatik Danjela Matmuja Tafçiu mbesa e Mimi Kodhelit ish sekretare ne Mpj larguar me urgjence pas kapjes me droge ne Hollande te bashkeshortit Ilir Tafçiu!
    11. Hungari- Ambasador Arian Spasse me mandat të përfunduar; diplomat emeruar nga jashte Viliem Kurtulaj pa status qe deri dje kritikonte qeverine ( https://www.syri.net/politike/225155/filologjiku-me-risi-ne-protesta-pedagogu-nga-rumania-flet-per-studentet-hellip/ )
    12. Kanada- Sekretare e parë pa status diplomat, Arlinda Dega, vajza e ilda Dega drejtore korruptive e Buxhetit dhe Financës MEPJ.
    13. Itali- Ambasadore Anila Bitri Lani gruaja e Remzi Lanit dhe diplomatët Gentiana Mburimi, Ledia Mirakaj, Irida Xheneti dhe Artur Bardhi me mandat të përfunduar; emeruar Anton Koliqi nipi I gruas Paskal Milos; emeruar nga jashte pa status Armando Memushi.
    14. Poloni- Ambasadorja Shpresa Kureta me mandat të përfunduar;
    15. Rumani-Ambasador Ilir Tepelena &diplomate Eva Nastas mandat të përfunduar;
    16. Rusi- Ambasadori Arben Gazioni me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit;
    17. Serbi- Ambasadori Ilir Boçka 70 vjeç! Mosha e pensionit +mandat të përfunduar;
    18. Slloveni- Ambasadori Pëllumb Qazimi ushtarak me mandat të përfunduar.
    19. Mynih Konsullata- diplomat konsull Dashnor Ibra shkarkuar me pare nga Ambasada ne Rome me dosje ne prokurori dhe kunatin denuar per trafik droge.
    20. Sllovaki- Ambasadorja Enkeleda Baduni Merkuri me mandat të përfunduar. Mbesa (vajza e motrës) së Valentina Leskajt, është me dosje në prokurori për marrëveshjen e detit me Greqinë!
    21. Suedi Ambasadori Virgjil Kule mbushur moshën e pensionit pa status diplomati, dhëndër i Rita Markos, zevendësi i diktatorit Enver Hoxha;
    22. Turqi- Ambasadori Genti Gazheli, pa status diplomat me mandat të përfunduar +skandali Le iene me 11 vjecarin Alvin Berisha ne kamp Irak dhe diplomate pa status gjithashtu nga jashte sistemit Nertila Doka;
    23. Zvicër- Ambasadori Ilir Xhelil Gjoni PS pa status diplomat, mandat i përfunduar.
    24. Vatikan- Ambasadore Majlinda Dodaj, motra Aleksandër Frangajt, pronar Klan.
    25. Kuvajt- Saimir Bala Ambasador me mandat të përfunduar.
    26. Misioni shqiptar ne Keshillin e Evropes Strasburg- Diplomate Sidita Gjipali motra e Gledis Gjipalit ortaku I Ditmir Bushatit European Movement Albania (EMA).
    27. Bullgari- Diplomate emeruar nga jashte pa status Arxhilda Rringaj.
    28. Çekia- Ambasador Ilirian Kuka biznesmen emerim nga jashte pa status.
    29. Kinë- Ambasador pa status Selim Belortaja zyrtar I njohur LSI ish-zv.Minister.
    30. Kosovë- Ambasador me mandat te perfunduar Qemal Minxhozi ish deputet PS dhe djalin Sidrit Minxhozi drejtor ne Kuvend per Marredheniet me Jashte dhe diplomate Klodiana Karaj PD ish sekretare Ministrit Besnik Mustafaj.
    31. Kroaci- Ambasador Riza Poda kusheriri I Presidentit Ilir Meta dhe diplomate modelja bjonde Miss Mariela Berliku emerim korruptiv I ish-Drejtoreshes Blerta Kadzadej.
    32. Izrael- Ambasador Bardhyl Canaj me mandat të përfunduar në shkelje të ligjit, dhëndërr i Lenka Çukos;
    33. Maqedoni Shkup- Ambasador Fatos Reka daja I Endri Fuges Kryeministrise!
    34. Spanje- 2 diplomate pa status emeruar nga jashte Plator Nesturi dhe Evi Sadushi vajza e Sokol Sadushit drejtor Shkolla Magjistratures.
    35. Amerike Uashington- diplomate me mandat te perfunduar Mamica Toska, motra e Igli Toska ish Minister I Brendshem PS.
    36. OKB Nju Jork- Ambasadore Besiana Kadare, vajza e Ismail Kadare.
    37. Selanik Arqile Sota Konsull I Pergjithshem emeruar nga Gent Cakaj 2019 –shkarkuar per nxjerrje dokumentacionit sekret nga Mpj.
    38. Bari Konsullata- ish Miss Shqiperia Monika Zguro mandat I perfunduar.
    39. Emiratet e Bashkuara Arabe- Ambasador Ermal Dredha djali I Neki Dredhes ish kryetar Bashkia Vlore PS.
    40. Stamboll –Konsulle Pergjithshme Blerta Kadazadej ishte 6 vite Drejtore e Përgjithshme Ekonomike në MEPJ njohur për batërdinë e punësimeve farefis me gruan e Ditmir Bushatit, pa status diplomati. Burri i saj Kujtim Kadzadej Drejtor i Përgjithshëm gjatë 6 viteve te Rilindjes njekohesisht në Ministrinë e Mbrojtjes!
    41. Angli- Ne Londer emeruar nga Gent Cakaj 2019 Balciana Rakipi vajza e Aqif Rakipit PDIU emerim nga jashte sistemit pa status me graden Minister Keshilltar qe I takon Zv.Ambasadoreve!
    42. Misioni Shqiptar NATO Bruksel- Ambasador spiuni digital I Saliut Visho Ajazi Lika pa status dhe diplomate ish sekretarja shefit kabinetit Amanda Vrana.
    43. Milano Konsullata- Anila Pojani Konsulle Pergjithshme pa status emerim nga jashte.
    44. Japoni- Ambasador Gjergj Teneqexhiu pa status nga jashte me mandat te perfunduar.
    45. Misioni Gjeneve –Ambasadore Ravesa LLeshi vajza Ismail LLeshit Minister PS.
    46. Katar-Ambasador Kujtim Xhani ish Shef Protokolli I Sali Berishes ne Kryeministri.

    Punësimet në Ministrinë e Jashtme! – Shef I Kabinetit te Gent Cakaj, Dastid Vath Koreshi
    1. Ardhur Këshilltar i Ministrit Gent Cakaj, djali i Preç Zogaj PD, Besian Zogaj
    2. Armand Skapi Sekretar i Përgjithshëm me njërën kunatë (Elida Petoshati) Ambasadore në Danimarkë dhe tjetrën Koordinatore në Kryeministri (Valbona Petoshati)
    3. Mimoza Halimi, Drejtore e Përgjithshme e Çështjeve Politike në MEPJ dhe burri i vet Ariel Halimi specialist në varësi direkte të saj Drejtoria NATO në MEPJ
    4. Drejtoresha legjendare korruptive e Buxhetit dhe Financës në MEPJ me te gjitha pushtetet, ilda Dega ka vajzën diplomate në Ambasadën Shqiptare në Kanada, Arlinda Dega pa status diplomat
    5. Inid Milo vajza e Paskal Milos, Kryetare e TASK FORCE OSBE 2020 Presidenca shqiptare. Paskal Milo rekordmen me 3 familjare ne Mpj (Inid Milo, Antonela Dhimolea dhe Anton Koliqi) del ne media ne mbeshtetje te Gent Cakaj.
    6. Mbesa e Paskal Milos Antonela Dhimolea, Shefe Sektori i Nismave Rajonale;
    7. Drejtori i Organizatave Shumëpalëshe MEPJ Sokol Gjoka ka djalin Donjet Gjoka në pozicion të lartë drejtues te Ministria Brendshme;
    8. Silvana Leskaj, gruaja e Bujar Leskajt KLSH – Shefe Sektori I Diplomacise Ekonomike pa status
    9. Mirela Peza (Ndini), gruaja e Alfred Pezës PS, Shefe Sektori e Diplomacisë Publike zyra e medias e shtypit
    10. Mira Hoxha militante PD+LSI emeruar nga Gent Cakaj 2019 -Drejtore e madhe e Diplomacise Publike Ekonomike Diaspores, ne shkelje ligji me graden Sekretar.Dyte
    11. Greta Nako, diplomate në Drejtorinë e NATO-s Mpj, mbesa e Fatmir Xhafaj PS
    12. Viktor Pango, djali I Ylli Pangos PD, Diplomat Drejtoria Konsullore Mpj
    13. Sokol Beja, djali i Fatos Bejës PD, Diplomat Task Forca OSBE 2020 Mpj;
    14. Shkëlzen Macukulli, nipi i deputetit Spartak Braho, Diplomat Drejtoria e Amerikës dhe Azisë Mpj
    15. Odis Mineu, Diplomat në Drejtorinë e Rajonit Vendeve Fqinje Mpj, ish kryetar i Forumit Rinor Partise Social Demokratike, kushëriri i Skënder Gjinushit
    16. Erenik Shllaku, Diplomat Drejtoria BE Mpj –djali I Ymer Shllaku drejtues PD
    17. Dashuri Shehu, gruaja e Sherefedin Shehu PD, te Drejtoria e Auditit në Mpj.
    18. Konkursi DAP qe do zhvillohet me 1 nentor 2019: Adela Xhafa mbesa e Drejtores Pergjithshme Mimoza Halimi- nga sekretare personale do behet diplomate ne Drejtorine e Europes Mpj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *