Cakaj: Shtyrja e negociatave nuk është lajm inkurajues

Leda Hysa

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj në një deklaratë për mediat ka folur për shtyrjen e vendimit nga KE dhe presidenca rumune e BE për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai thotë se ishte mungesa e kohës për vendimmarrje dhe jo mospërmbushja e kritereve nga Shqipëria shkaku për shtyrjen e vendimit të negociatave.

“Sot Këshilli i çështjeve të përgjithshme në Luksemburg ka marrë vendim për shtyrjen e e vendimit dhe hapjen e negociatave për një moment tjetër por jo më larg se tetori. Kjo shtyrje është motivuar vetëm nga mungesa e kohës se mjaftueshme për procedurat e tyre të brendshme”, tha ai.

Cakaj më tej tha se shtyrja e vendim-marrjes nuk është një lajm inkurajues për Shqipërinë, pasi në gjykimin e tij vendi e kishte merituar hapjen e negociatave që vitin e kaluar.

“Shtyrja e vendim marrjes nuk është një lajm inkurajues për Shqipërinë. Shqipëria ka merituar hapjen e negociatave që vitin e shkuar por sidoqoftë që vitin e shkuar Shqipëria ka filluar procesin e screen-it. Që nga viti i shkuar Shqipëria nuk ka humbur asnjë moment në axhendën e saj. Sot më shumë se kurrë në këtë periudhë, përpjekjet tona duhet të shtohen që të sigurojmë një vendim pozitiv në tetor. Shtyrja e vendimmarrjes nuk është as shkas për sjellje të matura politike por as të përkthehet në rënie të energjive reformatore. Shqipëria duhet të vazhdojë në këtë rrugë me përpjekje”, tha Cakaj.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • S ate jete kanceri qe ka emrin PeDe ne Shqiperi nuk do kete hapje negociatash o Cakaj. Vetem kur shqiptaret ta varrosin perfundimisht me vote kete tumor malign ne trupin e Shqiperise vetem ahere Shqiperia do marre fryme lirisht dhe do antaresohet ne gjirin e familjes europiane. Mos fajesoni as Holanden dhe as Francen (ndonese ato kane gjynahe ne shekuj ndaj nesh si komb). Te keqen e kemi ne gjirin tone.

  • Z,Cakaj thuaj shefit tend xhepistit edi rama te dale nga xhepi i majte se tek i djathti eshte diktuar,jeni te dale boje qe tja hidhni Europes,a nuk po kuptoni qe sa here legeni kryeminister ne bashkepunim me miqte e tij ne opozite mundohen te shtyjne reformen ne drejtesi,po aq here Europa shtyne hapjen e negociatave?te jeni te sigurte se europa nuk do hape kurre negociata ,nese nuk dergohen ne burg zyrtare dhe ish-zyrtare vrases dhe te korruptuar,qe Europa i njeh me mire se njohin maskarenjte veten e tyre.

  • Ah moj vali, per fat te keq xhepistat i ke ne pd e sidomos ne lesh e li, keto te certifukuar me vendime gjykatash, vidio e audio.

  • jo,mër kake,jo!!
    u squllaqe dhe ti??dy javë më parë na çave hajdarin sikur të ishte në dorën tënde hapja!!ishe aq i sigurtë sikur ta kishe vulosur ti vetë me hundën tënde??
    mos mër kake mos,kujdes kur flet se të çon në PS ai i gjati!!nuk do të dëgjojë fjalë ashtu si sakate në medja ai!!ai njeh vetëm lavdërimin dhe fajin e të tjerëve!!ti e ke bërë tënden,por prap ke pështyrë pak si kundër erës!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *