Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka sqaruar edhe njëherë se përse sipas tij vendimi i Këshillit ditën e djeshme në Luksemburg për negociatat ishte për Shqipërinë pozitiv dhe i rëndësishëm.
“Vendimi i djeshëm i Këshillit për Shqipërinë është i rëndësishëm për tre arsye kryesore: E para, Këshilli përqafon në tërësi Raportin e Komisionit që rekomandon hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë. E dyta, Këshilli ka bërë një trajtim pothuajse identik të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. E treta, Këshilli ka përcaktuar shprehimisht se vendimi i ardhshëm do të jetë ‘i qartë’ dhe ‘përmbajtësor’ për Shqipërinë, duke shmangur një situatë të papërcaktuar politike,” shprehet Cakaj.
Në postimin në rrjetin social Facebook Cakaj shkruan se shtyrja vjen si rrjedhojë e pengesave procedurale dhe se vonesa në publikimin e Raportit të Komisionit është duke u manifestuar në vonesën në vendimmarrje të Këshillit.
“Vetë Këshilli në konkluzionet e tij të fundit nënvizon se për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion, krahasuar me rëndësinë e çështjes, vendimi do të shtyhet për më së voni në tetor,” shkruan Cakaj. Ministri në Detyrë Cakaj thekson se Shqipëria nuk është ngarkuar me asnjë kusht shtesë në rrugëtimin e saj evropian.
Komisioneri për zgjerimin, Johanes Hahn u shpreh besimplotë dje për një vendim pozitiv në tetor për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
l.h/ dita

uau memecit na i erdhi goja!!
para 20 orësh foli ndryshe,tashti ndryshe!me siguri i lexumi nuk e kishte lexu të gjithë!
tashti pas 20 orë leximi nbaroi dhe faqen e dytë e kështu e kuptoi se nuk paska qënë një vendim negativ!
vetëm se shtyhet për në kalendat greke!!një herë një vit pastaj 6 muaj e kështu me rradhë!!
lavire politike!
Kjo qeveri eshte e vetmja ne bote qe deshtimet I quan suksese dhe qe feston deshtimet.Quan positive qe nuk u vune kushte shtese .Por cfare kushte shtese te vihen kur nuk jane plotesuar asnje nga kushtet e vendosura nga BE per Shqiperine? Ju lumte!Festoni me mendjen tuaj .Per ju nuk ka rendesi qe gjendja e Shqiperise eshte me e keqja ne keto 30 vitet e fundit ,qe shqiptaret edhe pas 30 vjetesh vazhdojne te largohen si ne fillim te viteve 1990,qe kemi deputete e qeveritare me te kaluar kriminale ,qe 1km rruge I ngarkohet ne kurriz popullit ta paguaje disa here me shtrenjte nga popujt e tjere, qe 1peme pishe e mbjelle ne Shqiperi kushton 100 here me shtrenjte se ne SHBA ,qe jemi I vetmi shtet qe votat vidhen dhe quhet normale (pse te mos quhet kur vjedhja tek ne konsiderohet virtyt ) ,qe kufomat e Akademise se Shkencave zgjedhin kryetar nje qe ka 30 vjet qe nuk ka shkruar asnje rresht per ndonje punim shkencor e qe kemi me titull “Prof” me shume se ne SHBA dhe qe I mban populli ne kurriz me pagesa ekstra per titujt e vjedhur ,qe kemi njerez me 2-3diplloma universiteti pavaresisht se nuk dine te lexojne ,qe shkolla dhe mjekesia kane perfunduar ne vrime te halese ,qe jemi I vetmi vend ne bote pa Gjykate Kushtetuese e pa Gjykate te Larte ,qe nga 5 anarkite e vena ne dukje nga Noli ne vitet 1930 tani pas rreth 100 vjetesh jane bere 15 anarki ,qe nuk ka dite qe ndonje shqiptar te mos vritet e arrestohet ne Evrope per narkotike e krime te kryera ,qe nuk ka dite qe ne Shqiperi te mos vritet shqiptar per nje shikim,per nje gervishje makine ,per nje vend parkimi ,per nje femer etj ,qe kemi nje shtet(pavaresisht se kemi Ministri Emigracioni qe shpenzon miliona) I cili nuk di ku I ka dhe sa jane shtetasit e tij neper bote e jo me te interesohet per dicka me teper per keta shtetas ,qe harxhohen miliona nga shteti per te bere gjera qe ndihmojne vjedhjen me te dy duart (p.sh.Veliera ne Durres ,rruga Vlore -Skele etj ) ne nje kohe qe Durresi ,Vlora etj ujin e kane me orar .Etj.Etj. Pra jeni me te vertete Rilindje ne shume gjera te cilat I rilindet pas 100 vjetesh dhe shtuat shume te tjera .Dhe ketij populli I shkon per shtat karikatura e Gojes me mbishkrimin:”Ti qe per gje tjeter I zoti nuk je,mbame ne kurriz se mire me ke.” .Pra edhe nje here :Ju lumte! Nuk ka rendesi qe ato qe festojme jane deshtime .Rendesi ka qe festojme .
si nxenes qe ka mesuar mesimin permenc fliste cakaj ne opinion dje, po ta nderpriste mesusja ketij djaloshit I nderpritej shiriti I manjetofonit qe kishte ne goje.
djale shko rritu pastaj prano detyra shtetrore, por ti e pate qelepir nga sharlatani me emrin edvin rama.
edvin rama turp per familjen nga u lind eshte kthyer ne nje ordiner, hajdut sharlatan me filaxhan ne dore, def, shallvare , kanabis e droge ne gjak. Po bashkeshortja e tij cfare bene apo dhe ajo I bie defit, a mund te quhen kete njerez intelektual , jo dhe jo , gjynah – historia do ti hedh ne koshin e mbeturinave