Policia e Shtetit po vijon operacionin masiv antikanabis në të gjithë territorin e vendit, nga ajri e toka.
Po rikontrollohen sera, magazina, ish-depo e tunele, banesa të braktisura, tokë private e tokë shtetërore, në sipërfaqe pyjore dhe kullota.
Kontrolle po bëhen edhe në të gjithë vijën bregdetare, në basene e ujëmbledhës.
I gjithë operacioni po drejtohet dhe monitorohet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Në të gjithë vendin, gjatë 72 orëve të fundit, në zona malore të pyllëzuara janë gjetur të kultivuara dhe janë asgjësuar gjithsej 163 bimë “Cannabis Sattiva”.
Operacioni masiv do të vijojë pa ndërprerje, deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit.

Te merren masa ekstreme deri ne largim nga policia per te gjth drejtusit dhe perfaqsusit vendore ne zonat ku konstatohen te kultivuar kanabis.Informatoret te paguhen per informacionet e sakta qe sjellin nga terreni. Dhe keni per te pare as dhe nje rrenj nuk mbillet.