Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë që po zhvillohet në Philadelphia USA, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako zhvilloi një takim me zotin Raymond Villanueva, Drejtor i Operacioneve të Hetimit Ndërkombëtar në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve, Director International Operations Homela d Security Investigations.

Gjatë takimit, Z. Villanueva vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm midis Policisë së Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare te ShBA-ve sidomos në rastet e parandalimit dhe hetimit të krimit kibernetik dhe në veçanti në parandalimin e krimit kibernetik ndaj të miturve. Çako dhe Villanueva diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të tilla si siguria kibernetike, emigracioni i paligjshëm, hetimi i krimit financiar etj.
Villanueva e ftoi Z.Çako për vizitë në Selinë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Washington si dhe ofroi vizita studimore në Departamentin e Sigurisë Kombëtare në Washington për punonjësit e Policisë së Shtetit që punojnë si ekspertë të hetimit të krimit kibernetik dhe të zbulimit të provave në programet kompjuterike . Qëllimi i këtyre vizitave do të jetë njohja me metodat dhe teknologjinë më të përparua për hetimin e krimit kibernetik , me qëllim rritjen e sigurisë kibernetike.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako falënderoi Z. Villanueva për bashkëpunimin si dhe për ndihmën që ShBA i kanë dhënë në vazhdimësi Policisë së Shtetit. Konferenca është duke vijuar punimet, ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do zhvillojë të tjera takime bilaterale .

Me ka shkuar goja mbrapa, sic thote populli, duke kerkuar qe policia shqiptare te aplikoje modelin amerikan ne Shqiperi, pasi eshte shume rezultativ ne parandalimin e krimeve ordinere. Studiojeni dhe aplokojeni dhe mos beni me shartime sic bente Berisha.
KRIM KIBERNETIK ?
Pak dite me pare ne DITA u fol per Bitcoin e krime te ndryshme kibernetike. Shikoni ne kohe reale se çfar ndodh me sherbimet e internetit qe ofron Shqiperia qe nuk e mbron Haki Cakua me shoke e shoqe shume.
Ne sitin online me baze ne Indi “siph0n.net” eshte publikuar nje hakerim i nje siti qe merret me biznes: medicine-tec.biz {} Medical & Card {} @sqlgrim .
Interesante eshte fakti qe hakeri/krimineli per te hyre ne posedim kushdo qe eshte i interesuar per te dhene e panumurta qe ka hakeruar, kerkon te paguhet me bitcoin dhe ajo qe eshte me interesante eshte adres e @-mailt qe jep :
“Address: [email protected]
—> Bitcoin Only <—
All information has been backed up if anything is patched. (I doubt it)"
Pra me pak fjale ka nje adrese interneti shqiptare, qe Haki Cakua do ta luftoje me tiganet e nxire te shtepise nga ku ka lindur, me sapllaket e qenefit e nallanet qe ka perdorur, me Saimir Tahirin me shoke e shoqe shume.
ERJON publiko komentin….