Kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako është takuar me përfaqësuesit e DASH, asistenca kundër terrorizmit, ekip i kryesuar nga William Maxwell.
Përfaqësuesit e DASH do të inspektojnë për disa ditë strukturat e posaçme të Policisë së Shtetit si: Antiterrori, RENEA, Policia Kufitare dhe Policia e Tiranës, për evidentimin e nevojave për trajnim, asistencë dhe logjistikë për t’u zbatuar në një plan afatgjatë.
Ata vlerësuan Shqipërinë si një partnere me kontribute reale e të drejt për drejta në koalicionin antiterror.
Gjithashtu u vlerësua bashkëpunimi me partnerët si në reformat strukturore, trajnime dhe mbështetje me logjistikë bashkëkohore, i bën këto struktura garant për mbajtjen në nivele të ulta të kërcënimit terrorist në vend dhe partnerë të denjë për hetime e operacione rajonale e ndërkombëtare, duke i dhënë një dimension të ri këtij shërbimi.

Nuk e kuptoj se si nje polic me mbiemrin Çako mund te zbuloj e parandaloj TERRORIZMIN.
Terrorizmi zbulohet nga Sherbimet Inteligjente Sekrete dhe jo nga POLICIA, e cila kryen detyra te tjera.
Policia nuk ka aftesi dhe mundesi, por as kuadro te afte per ta kryer nje detyre te till, qe i perket Sherbimeve Sekrete.
Por ne Shqiperi u shkaterrua Sherbimi Sekret Shqiptar qysh me 1990.
Shqiperia u be rrumpalle nga Beogradi, Athina, Moska dhe Viçidoli i tyre qysh 1992.