Transferimi / Caktohen prokurorët që do hetojnë dosjen 184 në Dibër

J L

Dy prokurorët, Rifat Kojku dhe Belina Zeneli do të hetojnë dosjen 184, ku janë akuzat për shitblerjen e votave në bashkinë e Dibrës në 2016.

Prokurorët u caktuan nga drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës.

Dosja iu dërgua për kompetencë nga Prokuroria e Përgjithshme, pasi u ndryshua vepra penale dhe nuk kishim të bënim me “bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.”

Drejtuesja e prokurorisë Dibër, Esmeralda Cani nuk ishte pjesë e shortit për shkak të marrëdhënieve familjare me personat në hetim. Bëhet fjalë për Arben Keshin, kushëri i prokurores së Dibrës i cili doli nga disa prej përgjimeve të publikuara nga gazetar gjermane “Bild”.

Hetimet nisën nga Prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Trenova, i cili u shkarkua nga Vettingu.

Dosja i kaloi prokurorit të Krimeve të Rënda, Klodian Braho i cili shpalli moskopetencën. Më pas Arta Marku urdhëroi transferimin e saj në Dibër.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari

    Cohuni ti djegim te gjalle kriminelet.

    Na e kane pire lengun me te buta.

  • Prisni se dhe prokuroria e Dibres do shpalle moskopetencen.Te shohim se a ka per tu zgjidhur ndonjehere kjo ceshtje derisa te jete rilindja ne qeverisje.Nuk e them se urrej rilindjen por sepse deri tani eshte vepruar ne kete menyre (kushdo qe eshte ne pushtet nuk denohet por denohen gjithmone ishat.).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *