Donald Trump ka caktuar ambasadoren e re amerikane në Shqipëri dhe emërimi i saj është zyrtarizuar nga Departamenti i Shtetit.
Ajo është Kathleen Ann Kavalec.
Tanimë pritet vetëm miratimi nga Senati, një hap ky thuajse formal, që Kavalec të mbërrijë në vendin tonë.
Kush është Kathleen Ann Kavalec, pasuesja e Donald Lu-së?
Ajo njihet si një diplomate karriere, me një përvojë rreth 30-vjeçare si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare.
Kathleen Ann Kavalec shërben aktualisht si Zëvendës Ndihmës Sekretare në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Më parë ka shërbyer si Drejtoreshë e Zyrës së Punëve Ruse, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA-ve në UNESCO në Paris, Zëvendës Koordinatore për Ndihmë në Byronë Evropiane dhe Drejtore për Parandalimin e Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtim dhe Stabilizim.
Kavalec flet rrjedhshëm gjuhët frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze.
s.a/dita

Do te mesoj rrjedhshem edhe gjuhen tropojane te Sali Kar-axhic.
Eshte amabasadore e re ne Shqiperi por ne fakt qenka e vjeter dhe duket sikur fle ne karrike,siduket qenka gati per pension.Malsori.Boston
Me kembe te mbare! Jo per ne, por per veten e saj ne radhe te pare. Se nuk ka qene ndonjehere ambasadore me duket.
100 fjale shqip i di nga rumanishtje…
Po vjen me rrjete peshkimi apo me kallam per te kapur peshqit qe la Donaldi?
A do te kerceje Baftjarin me Ilir Meten si zoti !u?
Si.do ti kape 40 grupet kriminale qe ka zbuluar Lu dhe nuk i kapi?
A do ti heqi vizat me Ameriken sic premtoi Lu, per qytetaret Shqiptare qe e duan Ameriken si vendin e tyre?!?
A do ti heqi vizat me Ameriken per qytetaret Shqiptare kjo ambasadorja e re e Amerikes sic premtoi Lu, me qenese Shqiptaret , e duan Ameriken si vendin e tyre?!?
Donalt LU po ik pa e kapur peshkun e madh qe pat dekleruar se do kapen ne janar.Ne vend qe te kapte Ramen,e kapi Rama ate.Mbrapa diellit shkoft bashk me me Romana Vllahudin.U krypen ne € prej Edii Rames.