Caktohet data e rigjykimit, Saimir Tahiri me 20 dhjetor rinis betejën me drejtësinë

Ornela

Gjykata e Posaçme e Apelit cakton datën 20 dhjetor për seancën e parë të rigjykimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Apeli i Posaçëm njoftoi edhe shtimin në trupin gjykues me gjyqtarin e deleguar Engert Pëllumbi.

Por pavarësisht kësaj, treshja e gjyqtarëve nuk është e plotësuar, pasi një nga dy gjyqtaret e mëparshme, Ilirjana Olldashi, ka dhënë dorëheqjen.

Kështu që Gjykata duhet të delegojë sërish një gjyqtar të tretë që do t’i bashkohet Pëllumbit dhe Daniela Shirkës.

Gjykata e Lartë i dha një fitore proceduriale Tahirit, kur vendosi prishjen e vendimit të 26 qershorit 2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.

Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Vendimi i shkallës së parë u prish nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila e riktheu çështjen për rishqyrtim.

 

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Gjynah Tahiri. Shume intelektual duket me keto syze. Duhet demshperblyer per kohen e humbur me pushime te kota neper jahte dhe udhetime neper vende egzotike.

    • Po pra, dhe jo vetem kaq; imagjino te lutem edhe humbjet e jashtezakonshme nga nderprerja e aktivitetit. Ai dhe kusherinjte e tij po punonin kaq mire… por e tradhetuan shoket e qeverise ; Nga njera ane i kerkonin pjesen edhe nga ana tjeter benin pastaj sikur nuk e kishin mendjen kur po denohej. Por Tahiri, si djale per se mbari i kercenoi se s’ka bir k… qe e con ne burg, dhe ja ku eshte bere hero i dites. Por … shpresat jane te kthehet prape si minister i drejtesise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *