Komiteti Ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit caktoi datën 7 shkurt për zhvillimin e punimeve të Asamblesë Zgjedhore të Futbollit Shqiptar.
Do të jenë rreth 30 ditë nga sot deri në ditën e zgjedhjeve për postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe organeve të tjera drejtuese.
Për momentin ende nuk ka asgjë të qartë sa i përket kandidaturave.
Presidenti aktual Armand Duka, edhe pse duket më i favorizuar në letër për një mandat të pestë, ende nuk e ka zyrtarizuar pjesmarrjen e tij në garë.
Gjithashtu edhe zërat për një kandidim të mundshëm të Bashkim Finos, nuk kanë asgjë zyrtare.
Keshtu që për asamblenë e ardhshme zgjedhore, për momentin dihet vetëm data. Punimet do të mbahen në Hotel Adriatik në Durrës, duke filluar nga mëngjesi i datës 7 shkurt.

Ndryshoni Presidentin, vini nje person te mencur , te ndershem dhe me mentalitet modern.Te treja i mungojne Dukes, me siguri dy te fundit.Ka mjaft persona me njohuri te fushes dhe me vision.Nuk ju mungojne por duhen votuar dhe do i japin nje impuls te ri futbollit, loje aq edashur per shqiptaret.