Calavera: Reforma në gjyqësor nuk mund të pengohet

Edona Llukacaj

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) Genoveva Ruiz Calavera është përfshirë në debatin e fundit të hapur në Shqipëri për suksesin e reformës në drejtësi.

Ajo deklaroi se: “Disa njerëz mund të kenë frikë nga reforma gjyqësore dhe të jenë të gatshëm ta pengojnë atë, por kjo nuk mund të lejohet. Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve shqiptare, partive politike, si dhe e shoqërisë civile, që të sigurojnë se forcimi i pavarësisë, paanësisë dhe llogaridhënies së gjyqësorit përmes këtij procesi është i garantuar”.

Duke garantuar monitorimin e procesit nga afër, zonja Calavera shprehet se megjithëse ka disa probleme, sulmin ndaj procesit në kushte të padrejta dhe të papranueshme është i pajustifikueshëm.

Në lidhje me mungesën e Gjykatës Kushtetuese, Calavera u shpreh:

“Mungesa e kuorumit në Gjykatën Kushtetuese ka qenë, sigurisht, një çmim shumë i lartë për t’u paguar për tranzicionin. Nuk duhet të habitemi që procesi i rivlerësimit ka pasur implikime dhe pasoja në gjyqësor në të gjitha nivelet. Megjithatë, procesi i zëvendësimit të gjyqtarëve është në vazhdim dhe ky tranzicion do të përfundojë së shpejti. Ne besojmë se Këshilli i ri i Emërimeve në Drejtësi që kryen vlerësimin e vazhdueshëm dhe renditjen e kandidatëve, si dhe të gjitha institucionet e tjera që janë përgjegjëse për të bërë emërimet përfundimtare, do të kërkojnë kandidatët me integritetin më të lartë nga ata që kanë aplikuar. Puna e tyre duhet të kryhet shpejt, por pa sakrifikuar cilësinë”.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *