Calhanoglu: Te Milan më vodhën në ditën e parë të transferimit

Gazeta Dita

Sezoni i Milan kalon përmes tij. Nëse Hakn Clhanoglu ai aq shumë i admiruar te Leverkusen, atëherë mund të ndryshojë gjithçka. Është njëri prej trekuartistëve më të mirë në qarkullim, ka një goditje precise dhe të fuqishme që shfrytëzohet shumë në goditje standarde, një situatë loje shumë thelbësore në futbollin modern. Por, më parë duhet të gjejë qetësinë e duhur.

Sepse Calhanoglu është një djalosh emotiv, ndaj të linte pas Gjermaninë për tu transferuar në Milano nuk ishte aspak e lehtë. Nuk ishte e lehtë edhe për faktin se Milan nuk i vuri në dispozicion një përkthyes, ndaj pati jo pak probleme të ambientohej me shpejtësi. Duke mos kuptuar italisht, nuk kuptonte direksionet e Montella, ndërkohë që kishte marrëdhënie vetëm me Montolivo dhe Rodriguez që dinë të flasin shumë mirë gjermanisht.

“Sapo kam mbërritur në Milano më kanë vjedhur të gjitha kutiat e shpërnguljes, që kisha lënë në makinë. Nuk ishte një moment i lehtë, por gjërat e thjeshta dinë t’i përballojnë të gjithë. Në verë klubi ka invesutar shumë, ndaj dhe pritshmëritë ishin të larta. Luajmë mirë, por jo në mënyrë perfekte ashtu sikurse pritet nga ne dhe ashtu si pretendojmë ne vetë. Nevojitet pak kohë. Periudha e pushimit nga skualifikimi i gjatë ishte shumë i vështirë për mua.

Në mëngjes zgjohesha, shkoja në fushë, por ndihesha i padobishëm. Kisha probleme me gjumin dhe sepse mendoja shumë. psikologjikisht ishte e vështirë të pranoja atë skualifikim. Por, tani është gjthçka e kaluar. Schmidt, që e kisha te Leverkusen, tani ndodhet në Kinë. Më mori në telefon pasi dëshironte të më kishte atje, por e dinim që të dy që tratativa nuk do të mbyllej. Për mua është shumë shpejt për të shkuar në Kinë”, ka rrëfyer Calhanoglu për median gjermane, Bild.

“Kaka më pëlqente sepse luante shumë në thellësi. Më pëlqen të kem përgjegjësinë për të udhëhequr ndeshjen, të ngrej ose të ul ritmin bazuar nga situata dhe momenti. Kaka luante kështu. Kam parë shuëm video të tij në Youtube. Në karrierë kam luajtur shpesh herë me modulin 4-2-3-1 si trekuartist.

Këtu kam zbritur disi më poshtë në pozicion, dhe jam larguar më shumë nga porta. Nuk e luaj shpesh herë topin në drejtim të portës, ndryshe nga si do të doja të bëja. Të mbaj veshur numrin 10 nuk është e lehtë. Të gjithë presin shumë nga unë, i ndjej vëzhgimet mbi vete”, u shpreh ylli i Milan.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *