Call Center, AMF: 80 kompani të pa autorizuara, kemi informuar organet e hetimit

Dita

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dyshon se skema piramidale, apo platforma investimi që janë të regjistruara në tregjet ndërkombëtare përdorin kompani Call Center në Shqipëri për të reklamuar aktivitetin e tyre e për t’u marrë paratë qytetarëve.

I pyetur zyrtarisht nga Televizioni Klani, AMF thotë se shqetësimi më i madh përkundrejt firmave Call Center është në rastin kur telemarketingu ofrohet nga shoqëri të palicensuara dhe të pa autorizuara.

Për këtë arsye, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka vënë në dijeni për kompanitë që kryejnë këto platforma të dyshimta edhe organet hetimore si; Policinë e Shtetit, Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Sipas raportimeve në Komisionin e Ekonomisë, në Shqipëri operojnë rreth 80 kompani që marketojnë produkte të këtyre shoqërive të palicensuara, dhe informacionet kanë ardhur nga autoritetet partnere të Bashkimit Europian, Britanisë së Madhe dhe Qipros.

AMF ka paralajmëruar investitorët që të tregojnë kujdes. Rreziku më i madh është mashtrimi i qytetarëve dhe destinacioni se ku shkojnë paratë që i merren atyre, pasi këto vlera mund të bëhen fare thjesht edhe burim për financimin e terrorizmit.

Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave raportoi në 2016-n dhe 2017-n 13 raste të veprës së financimit të terrorizmit, nga 6 në total që ka qenë për vitin 2013, 2014 dhe 2015.

s.a/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Po pse more shoke a nuk e di “qiviria” qe keto forex-et e ndryshme jane skema per te plackitur njerezit qe bien ne rrjetin e mashtrimit? Po pse a nuk e di “qiviria” se pikat e basteve jane mocale ku qarkullojne parate e pista te droges, krimit e trafiqeve e ku viktima jane njerezit e varur nga loja? A ju kujtohen premtimet e kriepsikopatit per lojerat e fatit? Tani qe edhe Olsi po merret me to ato po shtohen si kerpudhat. Shkoni shikoni tek Tajvani se cfare behet, po mos mendoni se aty mund te hyjne tatimoret apo policia. Apo jo shoke te Dites? Piesni edhe cunat e Artes se edhe atat coc po bejne me bastet. Se qy eshte shteti qe po ben kriepsikopati e qe duartroket Dita, Neti ibreti, bejtebolja e ndonje militant i thekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *