Jose Callejon është një nga risitë e Julen Lopeteguit në kombëtaren spanjolle, pasi mesfushori ishte “injoruar” për një kohë të gjatë nga Visente Del Boske, pavarësisht formës që po kalonte te Napoli.
Në ditën e kthimit të tij në radhët e kësaj përfaqësueseje, mesfushori ka shpjeguar edhe emocionet e ftesës, ndërsa ka parashikuar vështirësi në dy ndeshjet që “La Roja” do të luajë ndaj Italisë dhe Shqipërisë.
“Kjo ftesë është një vlerësim për punën e mirë që kam bërë në këtë periudhë. Jam shumë i lumtur që jam kthyer përsëri. Kam punuar shumë për t’u kthyer këtu.
Unë bëj më të mirën me klubin, pastaj është në dorën e trajnerit që të vendosë se çfarë bën, nëse më fton apo jo. Jemi paraqitur mjaft mirë me Napolin, por tani e ka radhën kombëtarja, me dy ndeshje mjaft të komplikuara”, theksoi mesfushori.
