“El Cucho” thotë mjaft me futbollin e luajtur. Esteban Cambiasso ka vendosur të tërhiqet në moshën 37-vjeçare, siç raportohet nga portali argjentinas El Clarin, për t’u bërë trajner. Një aventurë e re për një lojtar që ka fituar shumë në karrierën e tij.
Cambiasso është argjentinasi i tretë për sa i përket trofeve të fituar. Ai ka në kabinetin e tij plot 24 trofe, pas Messi-t dhe Di Stefano.
Në Itali, me Inter, ai fitoi gjithçka, pasi i skarcua nga Real Madrid. Tripleta, pesë titujt kampion radhazi në Serie A, dhe mbi të gjitha, zemrat e të gjithë tifozëve zikaltër. Tani ai do të rifillojë si teknik dhe, ku i dihet, një ditë ai mund të rikthehet me si trajner në stolin zikaltër.
