Çamçakëzi na bën të shëndoshemi

anazapta

Mund të të garantojë një frymëmarrje të freskët, por çamçakëzi mund edhe të na shëndoshë. Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit që përtypin çamçakëz hanë më shumë ëmbëlsira se të tjerët. Ata thonë se shija e mentes e pranishme në çamçakëz e bën shijen e frutave dhe perimeve më të papëlqyeshme, duke na shtyrë drejt ëmbëlsirave. Për të kuptuar më mirë këtë, kujtoni shijen që ju mbetet në gojë nëse pini lëng portokalli pasi keni larë dhëmbët. Ekspertët nutricionistë thonë se personat që përtypin çamçakëz hanë më pak vakt, por kjo nuk do të thotë më pak kalori. Arsyeja është ndërveprimi i mentolit me frutat dhe perimet, duke dhënë një shije të hidhur, të cilën përpiqemi ta shmangemi duke iu drejtuar ëmbëlsirave apo ushqimeve të tjera.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *