Pasi bëri transparencë duke publikuar faturat e pagesave të taksave nën presion nga skandali i “Panama Papers”, kryeministri britanik Cameron paralajmëron masa për të ndalur evazionin fiskal.
Ndërsa përballet për hërë të parë me deputetët në parlament pas zhvillimevë të fundit, ai do të bëjë të ditur planet për ndëshkime ndaj kompanivë, punonjësit e të cilavë nxisin evazionin.
Veprimi i Cameron që zbuloi faturat e pagesës së taksavë pritet të ndiqet edhe nga anëtarë të tjërë të kabinetit, në përpjekje për të rifituar besimin e publikut pas skandalit.
Në dokumentet e publikuara nga kreu i qeverisë nga viti 2009 deri në 2015, rezulton se ai ka paguar 400 milion paund taksa nga të ardhurat ë tij prej 1.1 milion paund. Cameron është mbrojtur se nuk ka pasur asgjë për të fshëhur dhe nuk ka kryer vazion fiskal.
Muajin e ardhshëm në Londër do të mbahet një samit për luftën kundër korrupsionit dhe Cameron ka deklaruar se qëvëria e tij ka bërë më shumë së çdo qeveri tjetër për të luftuar këtë fenomën në të gjitha format e tij.
Dy ditë më parë mijëra njërëz dolën në protëstë në Londër ku kërkuan largimin e kryëministrit, pasi i ati i tij rezultoi më një kompani offshore në dokumentet e firmës ligjore “Mosak Fonseka”.
