Cana e Lenjani, “shkatërrohen” në shtëpi

redaktor

Nanta e Lorik Canës dhe e Ermir Lenjanit pësoi një humbje të thellë në fushën e saj ndaj Lille, e cila ishte e dyta radhazi në Ligën e Parë franceze.

0-3 përfundoi takimi, ku për “kanarinat” u aktivizuan të dy futbollistët e Kombëtares shqiptare.

Cana u aktivizua titullar nga Der Zakarian, ndërsa Lenjani u hodh në fushë në minutën e 77-të në vend të Sigtorson, kur rezultati ishte 0-2.

Në fakt, Nanta u ndëshkua që në minutën e 19-të nga Eder, i cili në këtë rast shfrytëzoi pasimin e Lopez.

Në pjesën e dytë Nanta e rriti presion në kërkim të golit të barazimit, por në të 58-ën Sunzu, i asistuar nga Eder, i dha një tjetër goditje të rëndë skuadrës vendase.

Në minutën e parë shtesë, Lille shënoi golin e 0-3, duke e mbyllur përfundimisht këtë sfidë.

Nanta pas kësaj disfate rrëshqet në vendin e 10-të, duke humbur praktikisht mundësinë për të luajtur në Europa League sezonin e ardhshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *