Cana feston ditëlindjen, presidenti Meta i bën urimin special

Leda Hysa

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana  feston sot ditëlindjen e tij të 35-të.

Mes shume urimeve në këtë ditë ai ka marrë dhe nje të tillë nga presidenti i vendit ilir Meta.

 “Kam kënaqësinë ta nis ditën me një urim të përzemërt për një njeri të veçantë e të dashur për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë. Sot në ditëlindjen e tij të 35 i uroj Lorik Canës kapitenit tonë kuq e zi që udhëhoqi kombëtaren tonë drejt arritjes më të madhe historike të kualifikimit në Europianin 2016 edhe të paktën 93 vite të tjera të lumtura e me suksese ashtu si 93 ndeshjet qe ai luajti plot pasion për kombëtaren tonë. Urime edhe familjes së mrekullueshme të Lorikut që e ka mbështetur aq shumë në sakrificat dhe arritjet e tij”, shkruan Meta në një postim në “Facebook”.

Që prej Europianit të Francës, ku mori pjesë me Shqipërinë, Lorik Cana është tërhequr nga futbolli i luajtur pas probleme shëndetësore.

l.h/ dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Lorikut i urojne ditelindjen gjithe shqiptaret kudo jane, por urimi i Metes eshte nje “gelbaze” per te madhin Cana. As te thoi i gishtit te vogel te kembes nuk i afrohet Meta ketij djali te mrekullueshem. Aresyet dihen: Meta i 7%_ it dhe i 21 Janarit !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *