Cana flet për Higuainin, paralajmëron Milanin

redaktor

Lazio është mposhtur të dielën në shtëpi nga Napoli me rezultatin 0-1, ndeshje e vlefshme për Serinë A.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, pas ndeshjes tha se skuadra e tij u mundua që të vazhdonte me formën e mirë, por sipas tij, goli i hershëm bëri që “lacialët” të vuajnë shumë në këtë ndeshje. Cana kërkon nga skuadra e tij që ta harrojë këtë humbje dhe të shikojnë përpara.

“Higuain është ndër sulmuesit më të mirë në botë dhe është shumë vështirë që të ndalet. Ne u përpoqëm për të luajtur si gjithmonë dhe ne e sulmuam vazhdimisht kundërshtarin, por është vështirë kur pëson golin e parë”, ka thënë Cana.

“Ne tani duhet të shikojmë përpara. Ne nuk do të heqim dorë nga vendi i tretë. Gjëja më e rëndësishme është që të vazhdojmë të rritemi”, tha Cana. Ai beson që skuadra e tij në fund do ta rrëmbejë vendin e tretë. Lazio aktualisht gjendet në vendin e pestë më 31 pikë të grumbulluara.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *