Ish-kapiteni i Kombetares Lorik Cana u largua nga fusha e lojës pas përfundimit të kampionatit europian. Ai tashmë është i angazhuar në bamirësi dhe ka çelur një fondacion me emrin e tij. Kjo e ka bërë të kthehet për të jetuar në Shqipëri, së paku dhe për disa muaj.
I ftuar sonte në “Opinion” si një prej 8 personazheve më të spikatura të vitit 2018, ai tha se “nga gushti i vitit kaluar po jeton në Shqipëri dhe do të vazhdojë të jetë këtu edhe për disa muaj të tjerë”. Është pikërisht fondacioni që e ka kthyer Canën në Shqipëri pasi kishte jetuar për vite në Itali.
Cana tha në “Opinion” se dëshiron të kthehet sërish në futboll por tashmë si drejtues i një ekipi.
Duke folur për çastet e vështira sa ishte në fushën e lojës, ai tha se ka qenë kualifikimi në Europian. “Momenti më i vështirë 3 ditë para se të kualifikoheshim”, tha ai.
v.l/ Dita
Bamiresia me parate e fondacioneve shqiptare eshte e dyshimte. Lorik, kthehu te sporti, per ate te ka krijuar Zoti.
LORI SKA NEVOJE PER DOLLARE SE I FITOI ..ME DJERSE ..TANI NDIHMON TE VARFERIT MIRE E BEN … SE RAMA META BASHA BERISHA E KANE MENDJEN TE VJEDHIN MERCI