Cana, ftesë nga Vatikani për Shenjtërimin e Nënë Terezës

Dita

Lorik Cana është duke shijuar me familjen pushimet ndoshta më të gjata që nga koha kur nisi futbollin profesionist. E ardhmja në planin profesional mbetet një rebus, e sigurt është se nuk do të jetë sërish me Nantes, e me shumë mundësi edhe në Europë, pasi opsioni i preferuar në këtë fazë të karrierës është një kampionat pa shumë presion.

Për sa i përket Kombëtares, Europiani me fanellën kuqezi, ishte “qershia mbi tortë” e një karriere të gjatë e shumë sakrificash dhe pritet vetëm zyrtarizimi i lamtumirës, por Kapiteni mbetet padyshim një prej ikonave të skuadrës kuqezi dhe një ndër personat më përfaqësues të Kombëtares.

Për këtë arsye futbolli mund t’i dhurojë ende shumë kënaqësi e njëra ndër to është padyshim dhe ftesa që ka marrë për të marrë pjesë në evenimentin e Shenjtërimit të Nënë Terezës në datën 3 Shtator në Vatikan. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Loriku nëpërmjet profilit të tij në “Instagram”, ku shprehet se “shenjtërimi i shqiptares më të famshme në botë, si simbol në zemrat e të varfërve dhe si simbol i kombit tonë na bën krenarë për origjinën tonë dhe ndjenjën tonë që kemi për solidaritet dhe respekt ndaj të tjerëve”. Fjalë të një kapiteni kuqezi!

Share This Article
1 Comment
  • Lorik Cana , kapiteni i perfaqesueses sone te futbollit me jashte , e meriton plotesisht ate rrespekt e vlersim qe i eshte ber nga … per te marrur pjese ne shenjterimin e Nene Terezes , humanistes me ne ze ne boten e djeshme dhe te sotme !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *