Cana: Kam besim se do të ngrihemi

Dita

Një humbje e hidhur në fund. U shfaq i zhgënjyer pas përfundimit të ndeshjes kapiteni Lorik Cana, i cili vlerësoi Portugalinë, por mbrojtësi përgëzoi edhe lojtarët kuqezinj.

“Me skuadra të tilla duhet të dish se nëse ul përqëndrimin, ndëshkohesh. Kështu na ndodhi dhe ne. Bëmë një lojë dinjitoze, duke rrezikuar disa herë. Në pjesën e dytë u shfaqëm të rrezikshëm. Duhet ta marrim si një mësim për të ardhmen. Gjendja ime? Nuk isha në 100% të formës.”

Cana bënë edhe një premtim:

“Në Tetor do të vijmë edhe më në formë. Do të tentojmë ta çojmë Kombëtaren aty ku meriton të jetë. Do të jemi të fokusuar te ndeshja me Serbinë dhe Armeninë. Ato gabime përsa i përket pjekurisë, do t’i përmirësojmë, Do të ngrihemi pas kësaj humbjeje. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar, pasi kemi fatin në dorë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *