Cana: Kemi përvojën e duhur për të mundur Armeninë

redaktor

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, kujton se skuadra ka gabuar shpeshherë kur i është kërkuar fitorja.

Lideri i kuqezinjve evidenton përmirësimin e skuadrës gjatë kësaj kohe, duke theksuar se suksesi është objektivi i grupit: “Skuadra ka më shumë përvojë dhe di të përshtatet me çdo lloj situate gjatë ndeshjes, di të reagojë dhe kjo është pozitive. Do të luajmë për fitore, por në fund do të flasë fusha”.

Vlerësimi ndaj kundërshtarit nuk mungon edhe nga kapiteni Cana, që analizon lojën e zhvilluar nga Armenia në grup, që ka bërë mirë ndaj çdo kundërshtari: “Armenia ka qenë një kundërshtar i vështirë për skuadrat më të mëdha të grupit dhe nuk ka arsye pse të mos jetë për Shqipërinë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *