Cana, mbrojtës në derbi

anazapta

Kapiteni kuqezi mund të luajë në prapavijë edhe sot me Panathinaikos

 

Lorik Cana mund të jetë sërish titullar i Lacios, jo vetëm në ndeshjen e sotme, kundër Panathinaikosit, në Europa League, por edhe në derbin kundër Romës, për javën e ardhshme të Serisë A. Kapiteni i Shqipërisë u kritikua për lojën e dy javëve më parë, kundër Torinos, ku ishte në një pozicion të panatyrshëm. Sot ai pritet të luajë në qendër të mbrojtjes, një rol që nuk është ai natyrali për të, por që nuk është as i pazakontë, sepse Cana luan vazhdimisht në prapavijë me kombëtaren. Për këtë arsye, trajneri Petkoviç mendon se Cana mund të ofrojë më tepër siguri aty, duke mos qenë në “terren të huaj”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *