Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana ka mirëpritur angazhimin eventual të portierit Etrit Berisha te skuadra e Lazios.
Në një intervistë për Lalaziosiamonoi.it, Cana ka thënë se është i gatshëm të filloj të shkruaj historinë te Lazio.
“Jam i uritur për sukses. Jam këtu tani tri vjet, por data më së shumti që e mbaj në mend është 26 maj 2013 (triumfi në Kupën e Italisë ndaj Romës)”, tha Cana.
“Kemi mjaft lojtar të mirë, dis atë ri, por gëzohet për ata. Djemtë janë me karakter dhe të vendosur të përparojnë çdo ditë. Shumë e kuptojnë italishten dhe integrohen më lehtë. Unë mendoj se blerjet nuk kanë përfunduar… Superkupa? Në një ditë të mirë kemi demonstruar se mund të fitojmë nga kujt do, edhe ndaj Juventusit”, shtoi mesfushori shqiptar.
Më pas ai ka folur për ardhjen e bashkëkombasit të tij te Lazio. “Berisha është portier shumë i mirë, në kombëtare ka zëvendësuar Ujkanin. Nuk kam dyshime për të. Nuk e di në çfarë pike është situata me Lazion, por mund të them se ai është serioz dhe profesionist, është njeri i mirë dhe sigurisht numri një, që përshtatet me ekipin. Në fakt, mund të them se Berisha mund të jetë ndër më të mirët në ligën tonë”, përfundoi reprezentuesi shqiptar.