Lorik Cana po kalon momentet më të mira që nga transferimi te Lacio dhe për herë të dytë është shpallur në formacionin më të mirë të javës në Serinë A. Skuadra kryeqytetase u mund në Torino, ku mbeti me dhjetë lojtarë, pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Ciani. Cana, i cili luajti në qendër të mbrojtjes, pati paraqitjen e zakonshme luftarake, gjë që në fakt nuk i ka munguar kurrë, por edhe një siguri më të madhe dhe disiplinë taktike, çka i kanë siguruar vendin midis më të mirëve. Është hera e dytë që ai del në këtë formacion në kampionat, ndonëse nuk ka qenë titullar i rregullt. Veç këtyre, ai ka qenë edhe një herë në formacionin më të mirë në Europa League, për ndeshjen kundër Borusia Mënshegladbah në Gjermani.
