Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Cana, shpirti luftarak i Lacios
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Cana, shpirti luftarak i Lacios
Sport

Cana, shpirti luftarak i Lacios

anazapta
Published December 4, 2012
Share
SHARE

Kapiteni kuqezi luan pak, por është shndërruar në xhol të rëndësishëm. Marseja e dëshiron, por Loriku nuk lëviz në janar

 

Hyri në pjesën e dytë në vend Xhuzepe Biavës, i rraskapitur nga përballja kundër Amaurit me shokët. Lorik Cana është shndërruar në një xhol të rëndësishëm. Pak mesfushor e pak qendërmbrojtës, përfaqëson lojtarin të cilit i drejtohet Vladimir Petkoviç në momentet e vështira të skuadrës laciale. Cana u transferua në Romë dy vjet më parë nga Gallatasaraj, me synimin për të luftuar për vendin në formacion me Ledesmën, por vazhdimësia mbresëlënëse e argjentinasit e shndërroi praktikisht në një rezervë luksi. Tani është një ndër mesfushorët mbrojtës në dispozicion të trajnerit boshnjak. Djersin e lufton për Lacion, vrapon e luan për ta ngritur lart kampionatin e bardhekaltërve. Suksesi i vuajtur me Parmën kaloi edhe nga këmbët e tij.

 

Më tepër muskuj se tru, Loriku përfaqëson karakterin luftarak të këtij grupi. “Gjëja më e rëndësishme ishin tri pikët, edhe për shkak se, nëse duam të ecim me hapin e të mëdhenjve, duhet të ruajmë këtë ritëm”, shpjegon Cana. “Fitoret në këtë mënyrë na ndihmojnë të mësohemi me vështirësitë. Fituam me vuajtje, sepse në pjesën e dytë Parma ushtroi presion dhe në këtë aspekt ne u treguam të zotë”. Roli si mbrojtës te Lacio e ngacmon mjaft, për shkak se i është kthyer në rutinë edhe me kombëtaren shqiptare. “Në prapavijë luajtëm mirë. Ata luajtën fort, por ne lejuam vetëm një gjuajtje, tek e cila ndërhyri mirë Bizarri. Hyra në lojë dhe u integrova menjëherë, sepse stërvitem çdo ditë me këta djem dhe nuk kam problem ta gjej shpejt gjuhën me ta në fushë”. Problem për të mbeten minutat e aktivizimit. Janë pak dhe kjo është ana e dhimbshme për Lorikun te Lacio. “Sigurisht, aktivizimi ndihmon për të përmirësuar paraqitjen.

 

Kjo është e vërtetë, ndërsa roli nuk ka rëndësi, edhe për shkak se në mbrojtje kam luajtur te Marseja dhe me kombëtaren. Më pëlqen të luaj aty dhe të nis lojën nga prapa, duke dalë përpara me topin në këmbë”. Lorik luftëtari, Lorik markuesi, Loriku mbrojtësi ekstra i bardhekaltërve. Është i hapur ndaj kritikave, me dëshirën për t’u përmirësuar më tepër. Impenjimi i tij i vazhdueshëm nga kalon pa u vënë re, si nga klubi, që dëshiron ta mbajë, ashtu edhe nga trajneri, i cili e konsideron të rëndësishëm. “Diakitè nuk është ende gati”, thotë Petkoviç. Ka bërë pak stërvitje, ndërsa Canën në këtë rol e kam provuar në kompeticione të rëndësishme. Është paraqitur mirë dhe u konfirmua edhe me Parmën”. Me një fjalë, bindës, ndonëse jo plotësisht. Megjithatë, thelbi është dhe këtë e shohin të gjithë. Në Romë nuk gjen hapësirën e duhur, ndërsa në Francë, te Marseja, çmenden të gjithë pas tij. Lajmet nga merkato flasin për interesimin e klubit marsejez, por Cana nuk ndihet ende gati ta mbyllë aventurën te Lacio. “Në janar do të qëndroj me siguri. Nuk jam ai lloj lojtari që lëviz në merkaton e dimrit. Dua të gjej hapësirë te Lacio dhe për këtë po impenjohem. Nëse më jepet ndonjë mundësi në qershor, do ta marrë në konsideratë, por tani jo”. Ka dëshirë të fitojë diçka me shqiponjën e kaltër në gjoks. Është projekti i Petkoviçit, është ëndrra e kësaj skuadre, një ëndërr në të cilën Lorik Cana kërkon ta realizojë me çdo kusht.

anazapta December 4, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?