Lorik Cana shpreson që në javën e fundit të arrijë kualifikimin në Europa League me Lacion, duke mundur Kaljarin. Pas fitores 2-0 me Sampdorian, skuadra romane ka mundësi teorike që të arrijë Evropën, edhe pse nuk e ka krejtësisht në dorën e saj. Lacio duhet të fitojë në transfertë me Kaljarin dhe të shpresojë që Udineze të mos fitojë kundër Interit në Milano. “Duhet të fitojmë ndeshjen tonë, sepse jam i sigurt se Interi nuk do të mundet nga Udineze”, thotë Cana. Ndeshja e fundit e kampionatit nuk është më e rëndësishmja që ka mbetur për kapitenin kuqezi, pasi Lacio do të ketë edhe një tjetër derbi kundër Romës, këtë herë në finalen e Kupës së Italisë. Megjithatë, Cana thotë se skuadra e tij në fillim duhet të mbyllë denjësisht kampionatin e pastaj të shkojë me gjendjen e duhur shpirtërore edhe në finalen e Kupës.