Canaj largohet nga Bylis “Skuadra më tradhtoi!”

redaktor

Agim Canaj nuk është më trajneri i Bylisit. 53-vjeçari dha dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i skuadrës ballshiote pas humbjes 3-0 ndaj Teutës në “Niko Dovana”.

Sipas Canajt kjo disfatë ndërlikon shumë pozitat e Bylisit në klasifikim dhe për të është e pamundur të vazhdojë të jetë në krye të një skuadre që në 25 minutat e para të sfidës ndaj durrsakëve nuk zbatoi asnjë nga udhëzimet e tij.

“Sot (dje) ishte si një ndeshje finale për ne, e kishim përgatitur këtë sfidë por edhe unë që isha në pankinë nuk po u besoja syve. Në 25 minutat e para skuadra nuk bëri asgjë në fushë, gaboi në gjithçka dhe pësuam 3 gola. Më pas nuk kishim moralin e duhur për të reaguar.

Objektivat tonë janë kompromentuar shumë pas kësaj humbjeje dhe unë jap dorëheqjen. I uroj suksese skuadrës së Bylisit në ndeshjet e ardhshme po ashtu edhe trajnerit të ri që do të marrë drejtimin e ekipit”, – tha Canaj.

Trajneri 53-vjeçar theksoi se ndihet i tradhtuar nga skuadra. Dorëheqja e trajnerit është e parevokueshme kjo për vetë faktin, pasi Canaj e shikon si të pamundur që Bylis mund të përmirësohet me të në drejtim.

Normalisht unë e thashë edhe njëherë, kur erdha kishim një objektiv madhor shpresonim që gjërat do të shkonin mirë, por këtu gjeta një skuadër të dorëzuar, e pranova këtë sfidë pasi mendoja se mund të bëja diçka por kjo ishte pamundur këtu. 1 pikë në 6 ndeshje është shumë pak për ne dhe për objektivat tanë. Ndihem i tradhtuar nga skuadra. Ky është vendimi im përfundimtar dhe nuk do ta ndryshoj”, – theksoi tekniku.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *