Candreva mohon sherrin me Taren

redaktor

Mediat italiane kanë shkruar kohët e fundit për një sherr mes Antonio Candreva dhe Igli Tare. Një debat që solli prolemika, por që në fund duket se është një fluskë sapuni.

Aludimet nisën pas qëndrimit në stol të mesfushorit të Lazio në takimet e Europa League, ndërsa mediat italiane përmendin edhe probleme mes tij dhe shokut të ekipit Miroslav Klose.

“Unë kam lexuar lajme të shpikura tërësisht. Deri më tani qëndrova në heshtje dhe të përqendrohesha në fushën e lojës. Ju garantoj që jap gjithmonë maksimumin në stërvitje dhe të kontribuoj për skuadrën dhe tifozët” – sqaroi futbollisti.

Antonio Candreva është pjesë e Lazio prej vitit 2012, ndërsa kontratat e tij aktuale zgjat deri në 2019.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *