Cani: Bode shpenzoi tërësisht fondin për emergjencat

anazapta

Qeveria “Berisha” ka lënë pas një gropë të madhe financiare, jo pa qëllim. Në fjalën e tij në seancën e sotme, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha se nga auditimi që u është bërë financave shqiptare është konstatuar se qeveria paraardhëse nuk ka shlyer detyrimet ndaj biznesit apo kategorive si paraplegjikët, por nga ana tjetër ka shpenzuar fondet për emergjencat, për fushatë.

“Qeveria e shkuar nuk la asnjë para për situata emergjente që mund të vinin gjatë vitit. Minus 10 miliardë lekë fatura të papaguara, por janë shpenzuar plot 46 miliardë lekë që duhej të ishin për emergjencat. Janë lënë paraplegjikët pa paguar dhe janë kaluar 46 miliardë lekë për investime në funksion të fushatës”, tha Cani.

Share This Article
1 Comment
  • Shpresojme qe ky kalvar vuajtjesh per vonesat e perseritura ne keta muaj te ketij viti, por edhe cdo fundviti, te marri fund sa me pare e te mos perseritet me ne vitet e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *