Leeds United mposht konkurrencën e Barit për kartonit e Edgar Çanit. Sulmuesi shqiptar ka vendosur ta vijojë karrierën në Angli në Championship, në klubin që drejtohet nga italiani Massimo Cellino. Edhe pse fillimisht u fol për një transferim nga Catania në formën e huazimit, klubi anglez ka derdhur 600 mijë euro në arkat e sicilianëve, për blerjen përfundimtare të sulmuesit kuqezi, që prej më shumë se dy sezonesh e ka humbur shkëlqimin si dhe vendin në Kombëtare.
Fillimisht, Catania i vuri një çmim prej 700 mijë eurosh kartonit të Çanit, shifër kjo që u konsiderua e lartë nga drejtuesit e Leedsit. Gjithsesi marrëveshja u arrit për 100 mijë euro më pak, me shtatlartin shqiptar që u nis menjëherë drejt Anglisë.
Aktualisht, Leeds United renditet në vendin e 19-të në Championship në kuotën e 32 pikëve, vetëm 5 pikë larg zonës së ftohtë. Objektivi i skuadrës së Cellinos për këtë sezon është mbijetesa, ndërsa një sezon më pas ngjitja në Premier League përkrah klubeve më me emër në Angli.

FUTBOLLISTI KOSOVAR LIRIDON LECI ESHTE PERGJUAR NE SUEDI PER TRUKIM NDESHJESH KU THOTE HAPTAZ DHE QARTE SE ARMANDO DUKA I KA DHENE SHTETESINE SHQIPETARE PER “PUNE TE MIRE” NE MANIPULIMIN E NDESHJEVE.
SHUME E CUDITSHME QE KY LAJM NUK DEL NE GAZETAT SHQIPETARE.
HA HA HA HA