Edgar Çani është larguar nga Katania, duke firmosur për Karpin, skuadër që sapo është ngjitur në Serinë B. Sulmuesi shqiptar nuk është shitur përfundimisht, pasi Katania e ka dhënë me formulën e huazimit në skuadrën e qytetit në Emilia Romanja. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Karpit në internet, ku thuhet se klubi ka edhe të drejtën e blerjes përfundimtare në përfundim të periudhës së huazimit. Në këtë mënyrë, qëndrimi i Çanit te Katania rezulton shumë më i shkurtër nga sa shpresonte në fillim. Ai u transferua në klubin sicilian në janar, pas largimit nga Polonia e Varshavës.
