Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i është drejtuar me një letër kryeprokurorit Adriatik Llalla, ku i shpreh shqetësimin për qëndrimet pasive që po mban organi i akuzës për çeshtjet e kallëzuara nga Ministria e Financave.
Që në fillim të letrës, ministri Cani informon kryeprokurorin se Ministria e Financave dhe institucionet që ajo ka në varësi, të angazhuara në luftën ndaj korrupsionit kanë paraqitur pranë organit të akuzës 192 kallëzime penale, të cilat implikojnë 569 autorë.
‘Keto kallëzime, – shkruan zoti Cani,- i referohen veprave penale në disa fusha, që nga shpërdorimi i detyrës, mashtrimi dhe fshehja e taksave por edhe veprimtari të paligjshme në lojrat e fatit dhe pastrimi i parave’.
Por përballë këtyre 192 çështjeve, siç shpreh shqetësimin kreu i Financave, Prokuroria e ka informuar Ministrinë vetëm për 10 raste, që përbëjnë pak më shumë se 5 për qind e totalit. Nga këto, në një rast Prokuroria ka vendosur të mos e fillojë hetimin, në dy të tjerë e ka pushuar çështjen, ndërsa për 7 kallëzimet e mbetura ka vendosur delegimin e dosjeve.
Përballë kësaj situate, kreu i Financave shpreh në letrën e tij shqetësim dhe kërkon vëmendjen e kryeprokurorit për mungesën e informimit mbi çështjet e kallëzuara. Ndaj, në fund të letrës që i dërgon Prokurorit të Përgjithshëm, zoti Cani ka bashkëlidhur edhe të dhënat e detajuara për rastet që janë kallëzuar nga Ministria e Financave.
Top Channel ka mësuar se në listën e të kallëzuarve ka një sërë ish zyrtarësh të lartë të Ministrisë së Financave, dhe Drejtorisë së Tatimeve dhe asaj të doganave. Ata janë denoncuar për një sërë veprimesh, që lidhen me skemat e mashtrimit me rimbursimin e TVSH-së, abuzimet me lojrat e fatit, por edhe për korrupsion në radhën e pagesave të thesarit, ku sipas kallëzimeve janë favorizuar biznese të caktuara. / Top Channel

Akoma me lutje qe kryeprokurori “uji me kos” te beje detyren dhe asnje gje me shume se detyren ???????
Nuk jam fare dakort me kete taktike te tipit,-“ku ishe/hicgjekundi;cfare bere /hicgjesendi.
Mbushni dosjet plot se ky LLALLA nuk ka vajtur ne PROKURORI per te bere pune per DREJTESINE ,por per te fshekur KRIMET E Berishes!!
Prandaj i beni gati edhe ketij LLALLES nje DOSJE TE STERMADHE per SHPERDORIM DETYRE etj dhe kalbeni ne BURG!!!
Po cfare mund te beje me teper ministri,Lora?Presioni ndaj prokurorise (me te drejte, mendoj une), sa vjen e rritet.
Kushdo punonjes qe konstatohet (ne vendin e vet te punes) se nuk e kryen detyren i jepet nje shqelm bytheve .
Perse duhet te jete ndryshe per kosin me uje??????Perse duhet te paguajne taksat e shqiptareve nje njeri apo nje institucion qe eshte bere mburoje e antiligjit ,krimit e kuserimit te vendit??????
A na premtuan ata qe u dhame voten se do ti gjejne punes njeriun?????Perse per postin e larte te kryeprokurorit duhet te jete ndryshe?????
Ai nuk ka asnje,asnje rezultat te matshem ne kete detyre te larte kushtetuese.Perse u dashka ta durojme?????
REZULTATE TE MATSHME NUK PATI AS SI KREU I ILDKP-SE DHE PRAPE SALIU DHE RAMA E VOTUAN PER ATE VEND. RAMA U SHPREH PUBLIKISHT SE ISHTE PRO TIJ, PAVARESISHT SE NUK VOTOI PER “CESHTJE PROCEDURE”.
SAPO U FIRMOS NJE KONTRATE 1 MILIARD DOLLAR PER BLERJE ENERGJIE NGA XHEPISTI AHMETAJ.
SI MENDON E KA LENE I IKE PESHKU NGA DORA PAQ AI??!!
E PRA, E SHIKON SE ESHTE ME LEVERDI TE KESH NJE PROKUROR TE MIRE PER TE BERE ASGJE.
Nese kjo eshte taktika e Rames per te luftuar korrupsionin, statusin ta harrojme se nuk do ta marrim as sot e as mot.
Jam kurioz te di nese ka ndonje te LSI-se ne ate liste.
KORRUPSIONI I SALIUT NUK DO LETRA POR DAJAK.
Dajakun e do edhe Adriatik Llalla qe ishte dhe eshte akoma servili i Saliut, i cili e caktoi me doren e vet ne postin e kryeprokurorit per te mbuluar me mashtrime procedure kuserine makaber te popullit shqyptar. Pse ky derdimen pa moral nuk hap dosjet e pambylluara te rruges Durres-Kukes, te Gerdecit, te 21 janarit, te Remzi Hoxhes, te Kosta Trebickes dhe shume te tjera qe ne nje shtet normal do te kishin tronditur themelet e Prokurorise? Pse Adriatik Llalla kur biznesmene te huaj qe duan te investojne ne vendin tone shuma qe Shqypnia nuk i ka pare as ne enderr, pergjigjet si nje Portier i Prokurorise qe di vetem te hape dhe te mbylle dyert per kalimtaret? Adriatik Llalla urgjentisht duhet te flaket nga Prokuroria me hu dhe dajak sepse po e tregon me heshtjen e tij se eshte i demshem per fatin e Vatanit dhe per kete pergjegjesi kryesore ka Edi Rama me sjelljen e vet te garibit qe nuk i plas per asgje, por qe llomotit papushim brockulla per RILINDJEN e tij te shpifur.
PER PROKURORIN DUHE TE MBLIDHET PARLAMENI DHE TE HETOHET NDRYSHE DO SHKRUAJME PER TE KALUAR KOHEN KETU “DUKE RRAHUR UJET NE HAVA” !!???
Beni ate qe duhet dhe i takon pushtetit te shumices, ndryshe dorezoni pushtetin.