Ministri i Financave Shkëlqim Cani, deklaroi se negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar nuk janë mbyllur ende.
Në një takim me gazetarët, Cani theksoi se me FMN-në vijojnë diskutimet për reformën në sektorin e energjisë buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2015.
Lidhur me zhvillimet e fundit në Bankën e Shqipërisë ka reaguar edhe Ministri i Financave, Shkëlqim Cani.
I pyetur nga gazetarët, Cani u shpreh se stabiliteti financiar mbetet i pacënuar pavarësisht zhvillimeve të fundit në BSH. Referuar arrestimit të ish-guvernatorit të BSH Ardian Fullani, si dhe dyshimeve për stabilitetin e sistemit financiar, Cani theksoi se stabiliteti financiar, nuk mund të cënohet nga një individ i vetëm.
“Stabiliteti financiar nuk është cënuar nga një individ”, u shpreh ministri Cani
Skeduli i programit të disbursimit të kredisë parashikon datën 15 shtator si kohën për disbursimin e transhit të tretë të huasë prej 23.55 milionë SDR, rreth 26 milion euro (dy të tjerat janë marrë tashmë nga qeveria shqiptare).
FMN duhet të bënte publik raportin për rishikimin e kritereve të performancës deri në fund të qershorit, mbi bazën e të cilit, Fondi merr vendimin nëse do të lëvrojë këstin e radhës.
Shtyrja e afatit të negociatave shtyn automatikisht dhe disbursimin e transhit të tretë të kredisë. Por kreu i financave publike sqaroi se Bordi i FMN-së mblidhet në muajin tetor për të vendosur për kestin e tretë të kredisë.
Lidhur me diskutimet me FMN-në, sipas ministrit, kemi rënë dakord në parim edhe për p/buxhetin e vitit 2015.
“Me FMN-në kemi rënë dakord që të vijojmë kurbën rënëse të borxhit publik duke nisur nga viti 2015″, deklaroi ministri Cani.
Ai informoi gjithashtu se do të rishikohet buxheti i këtij viti. Sipas tij, drafti i rishikimit të buxhetit do të kalojë në Kuvend me procedurë të përshpejtuar.
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i udhëhequr nga Nadeem Ilahi, ka përmbyllur në fillim të kësaj jave vizitën në Tiranë.
Misioni i FMN-së vizitoi Tiranën gjatë periudhës 26 gusht deri në 9 shtator 2014, ku zhvilloi diskutime në kuadër të shqyrtimit të dytë nën marrëveshjen Fondi i Zgjeruar (EFF). N
Në një deklaratë për shtyp të zyrës së Misionit të FMN-së në Tiranë, bëhet e ditur se ekipi diskutoi një sërë çështjesh me autoritetet, përfshirë buxhetin e vitit 2015, reformat strukturore, si dhe qeverisjen e Bankës së Shqipërisë dhe kuadrin e politikave.
“Diskutimet dhe perfundimi i shqyrtimit do të vazhdojnë nga Uashingtoni dhe misioni do të kthehet për të përfunduar punën e tij në një datë të mëvonshme”, thuhet në deklaratën për shtyp.

FMN-ja e tha qarte qe te ardhurat e mbledhura nga shteti jane shume larg pritshmerive duke barazuar me zero gjithe fushaten e zhurmshme te sukseseve me llafe.
FMN u tha troc
Dilni aty dha rihani gjithe premtimet e fushates ,njesoj si hengret Mmmmmmmmmmmeten mbas kepuces
ngrini taksat ,mos genjeni mbi akcizat , dhe vendosni taksa te reja .
dhe sidomos me leket tona mos beni festime pompoze mbi 70 vjetorin komunist qe ju katandisi ne kte derexhe .{ose me sakt dhe me fresket mos beni festime si ata paraardhesit tuaj qe aq shume i shate }
po kush ta beje kete se??
Cani …se ben dot ,jo se nuk di po se le partia .
Cani te dalesh aty dhe te thuash per nje BSH ,te sigurt ,eshte te vesh kujen ,ti ke qene ish guvernator ,me mire se ty asnje nuk e kupton .
Nejse me pelqen S.PERTINI ,thoshte per te majten
“E majta i do aq shume te varferit ,saqe sa here vjen ne pushtet i shton radhet e tyre “
Sekretar koke pa lare…….
Kjo qe shkruan tregon se nuk je per te diskutuar per kete sport.
Ik e merru me ndonje sport .. pershembull te cash dru
Te garantoje se do te jete me lehte per ty.
Shkruaj sa me shpesh se na argeton pa mase.
Mos harro te besh floket me xhel e te pish redbull se te jep krah
E te frymezon