Cani: Nuk do të ketë rritje taksash, akciza për birrën vendase është përafruar

Saimir Lleshi

Ministri i Financave Shkëlqim Cani thotë se nuk do të ketë rritje taksash në paketën fiskale të vitit 2016. Megjithëse disa taksa si ajo e automjeteve, ministri deklaron ndryshe.

Në mbledhjen e komisionit të Ekonomisë, ai tha se ulja e taksave për biznesin e vogël vjen për shkak të reformave të suksesshme të qeverisë.

Ministri deklaroi se rritet taksa për makinat luksoze, duke deklaruar se këtu përfshihen automjetet me cilindrat 3 mijë kubikë.

Deputetët e pyetën ministrin edhe për akcizën e birrës vendase, ku deklaroi se kjo akcizë është përafruar dhe se është lënë një diferencë me birrën e importit.

“Masë rregulluese, ndryshimi i nivelit të akcizës së birrës. Deri në 31 dhjetor të këtij viti, ligji e ka përcaktimin të tillë që ndan në dy grupe të mëdha prodhuesit, dhe importuesit e birrës. Me ligjin aktual akciza që zbatohet nën 200 hektolitra është sa gjysma e asaj që zbatohet mbi 200 hektolitra. Ne kemi ndërhyrë dhe kemi bërë një përafrim dhe e kemi lënë përsëri diferencën midis birrës së prodhuar apo importuar nën 200 mijë hektolitra në 400 lekë, kurse për ata mbi 200 mijë hektolitra e kemi bërë 600 lekë. Prapë diferencën e kemi lënë. Ata që prodhojnë mbi 200 mijë paguajnë 50% më shumë akcizë”, tha Cani. /Dita/

Share This Article
2 Comments
  • Bires vendase ti ngrihet se ne treg del me te njejtin cemim si bira e importit. Kesaj nuk i thone konkurence po vjedhje ne sy te shtetit e ligjit?

  • E ngordhet prodhimin vendas o Cani.Qekur keni filluar gjobat neper ndermarrje,i ngordhet punetoret se pronareve nuk keni c`u beni .Shume,shume do pushojne punetoret nga puna.Gjobevenesit tuaj shkojne ne fabriken e birres KAON dhe vendosin gjobe 100 miljone leke pse e ka nivelin e alkoolit 5,2%,aq sa eshte standardi.Diten tjeter vendosin gjobe 50 miljon leke,pse e ka ulur nivelin e alkoolit ne 4,6%.Diten tjeter punonjesi i ujesjellesit eshte filmuar duke prishur sahatin e ujit dhe megjithese e demtoi vete,vendos 50 miljon leke gjobe pse e gjeti te demtuar sahatin e ujit.Nuk ecvet keshtu,o Edi Rama.Do besh shtet,apo do luash lojen:Cfare uji i dhe gomarit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *