Çani, shëmtia që vret

anazapta

Çdo shoqëri sado e zhvilluar, ka vulgun e vet. Pra, ka atë pjesë të sajën që përfaqëson nivelin më të ulët të formimit, botëkuptimit, shijeve estetike etj etj. Mirëpo kjo pjesë është njëkohësisht edhe treg, edhe audiencë. Dhe besojmë se shumica e shqiptarëve bien dakord që kësaj lloj audience, para së gjithash, i bën jehonë Arian Çani me emisionin e tij “Zonë e Lirë”. Si një emision i ndërtuar me pjesë, ku nuk mungon politika, personazhet e çuditshme, një turli këngëtarësh e artistësh me dhe pa vlera, me dhe pa thonjëza, ky program si kryefjalë të tij, edhe për shkak të tipit të drejtuesit, ka provokimin.

Se e çfarë cilësie është provokimi, secili ka gjykimin e vet, por fakti është që me kalimin e kohës emisioni është bastarduar dhe është “qokëzuar” në atë farë feje saqë, duket se Çani nuk ka gjetur rrugë tjetër veçse të thellohet në këtë drejtim. Problemi është se kjo puna e provokimeve është si narkotikët: Duhet të bëhen gjithnjë e më shumë të forta, për t’u bërë më pas të shpëlara, të ndyra, indinjuese e kështu me radhë, për të arritur gjithnjë e më pak efekt. Derisa në fund ta shpifin.

“Në këtë vend nuk duhet marrë asgjë seriozisht”, ka thënë Çani herë pas here, duke shpjeguar në fakt dhe moton e punës dhe emisionit me të cilin ka lidhur karrierën e vet. Është e drejta e tij të arrijë në këtë konkluzion, si kushdo prej nesh kur ka shfryrë në momente frustrimi; ashtu siç ka qenë vazhdimisht e drejta e shumë teleshikuesve të ndërrojnë kanalin kur fillon emisioni i tij. Sepse është e qartë që shikuesit, prej kohësh kanë arritur në përfundimin se ashtu si shoqëria, edhe mediat kanë pjesën e vet të vulgut.

Mirëpo, ka raste kur provokimet, që siç thamë më lart, humbasin sensin e masës, e le më të shijes pastaj; e tejkalojnë refleksin tashmë të stabilizuar të ndërrimit të kanalit, dhe shkaktojnë zemërim dhe reagime të forta. Një nga këto raste është deklarimi i Çanit të premten e kaluar, teksa promovonte këngën e re të një adashi të tij, se “çamët edhe t’i vrasësh, pak e kanë”, e pastaj se edhe “sarandiotët, t’i vrasësh pak e kanë”. (!!)

Jam i bindur se është fjali rëndom e përdorur mes njerëzve kur vjen puna tek debatimi i ndonjë bëme të re të Çanit: “Jo, atë unë nuk e shoh, por e pashë të nesërmen në internet”. Sekuencën me qokën e këngës në fjalë, pra, e pashë në youtube dhe për mua, dukej që Ariani përpiqej “të bënte shaka” siç tha vetë ndërkohë që këngëtari tentoi ta ndërpriste duke i thënë që batuta të tilla kanë shumë helm.

E nisi me çamët, si reagim ndaj një lëvizjeje prej kampit politik për të cilin Çani bën tifo aktualisht, dhe vazhdoi me sarandiotët që “s’paskan qejf të dëgjojnë këngë çame”. Nëse biseda do rridhte e tillë që do përmendeshin korçarë apo tropojanë, edhe ata për Çanin, “t’i vrasësh dhe pak e kanë”.

Por siç e pamë më pas, tentativa bajate prej shejtan budallai “për humor”, nëse ishte e tillë, nuk ngjiti dhe reagimet ishin dhe do të jenë të shumta. Mjafton një udhëtim i shkurtër në rrjetet dhe mediat online për të kuptuar neverinë dhe zemërimin e njerëzve, jo detyrimisht çamë apo sarandiotë, apo të dyja bashkë, ndaj kësaj papërgjegjshmërie totale të një njeriu të medias. Duket se u arrit në një pikë ku shumëkush nuk e kaloi dot provokimin me fjalinë, “kush e tha mo, Çani? Aman dhe ju”. Ashtu siç gjetën terren edhe reagimet aprovuese “ndaj pabesisë së çamëve” apo ndaj “sarandiotëve që vënë muzikë greke në lokale”. Sepse vulgu nuk e gjen veten vetëm tek zona e liruar e Çanit, por kudo, aq më shumë online.

Gjithsesi, në raste të tilla nuk është më çështje aprovimesh apo revoltimesh të zërave nga shoqëria. Së pari, Autoriteti i Mediave Audiovizive do duhet të reagojë, qoftë dhe sa për të treguar se për diçka e marrin rrogën ata njerëz që thonë se punojnë aty. Së dyti, shoqatat e gazetarëve, konkretisht Unioni i Gazetarëve që figuron si më aktivi, duhet të thotë të vetën. I kërkuam një prononcim Sandër Çipës, kolegut tonë, por kërkoi më shumë kohë të njihej me episodin konkret.

Kërkuam kësisoj, një tjetër “prononcim”, këtë herë nga Kodi Penal, që në nenet 265 dhe 266, “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Thirrja për urrejtje nacionale (thirrjet kundër pjesëve të popullsisë)”, flet qartë për dënimet e atyre që provokojnë në këto drejtime.

Nëse Çani nuk merr asgjë seriozisht dhe si njeri i medias vendos se është e udhës që në këtë vend të kultivojë modele shoqërore që për pasaportë kanë formën e vitheve dhe jo trajtat e fytyrës, kjo është çështje e tij, përsa kohë e bën këtë pas një ore të caktuar të natës. Por modeli Çani bëhet një shëmti që vret, kur kalon edhe ato pak kufij që kjo rrumpallë mediatike pretendon se i ka vënë vetes.

Share This Article
34 Comments
  • Ketu eshte edhe faji i vete TV-se qe ne kuader te audiences mund te fute lloj lloj plehrash ne ekrane.Faji eshte edhe i Keshillit Kombetar te RT qe e ka detyre zbatimin e programeve etike,pa perkrahje partish(sepse shprehen se jane te pavarur) si dhe faj ka dhe publiku,qe rend mbas ketyre emisioneve pa vlere dhe mbas politikes.Fajtoret jane mes nesh,kush i gjen nderon veten dhe shpeton popullin.

      • Do te qe interesante sikur dikush ta kapte kete Canin, ne ndonje kthine te kobshme, ne erresiren e nje nate pranvere ku te ndjente vetem eren e djerses, mjekren e parruar tek I rreshqet pas qafes nen avujt e hudhres e, tek I rrithnin lotet me nasherim t’i shqyente te pasmen me dysh….me shaka, sigurisht

      • Ka plehra e vulg sa te duash shoqeria e kjo eshte audienca e Canit dhe eshte bajagi e madhe, prandaj dhe paguhet mire kopili….

    • epo edhe ta akuzosh Canin qe eshte pedofil, nuk eshte morale. Se c’ben ai ne jeten private kjo nuk i perket askujt dhe njerezit bejne mire te mesojne se c’eshte intimiteti privat.

  • Cmerren me nje njeri te degjeneruar deri ne embrion lereni kete palaco te llomotis si qeni i terbuar se ska cu ben Sarandjoteve aq me keqe Cameve ky vemje e shpifur.

  • asnjehere nuk me ka pelqyer emisioni i prezervativit..nuk e kuptoj sesi shkojne disa zoterinj te ky .

  • Uroj te mos jete pjelle e Pedagogeve te NDERUAR te U.Sh.T :- REIZ e LEO CANI !!! Ne se PO, Paste FAQEN e ZEZE!!!

  • Ky zoteria duhet te mbaje pergjegjesi penale per kete qe ka deklaruar she keta te TVKlanit qe mbajten ate qendrim qesharak ndaj S.Balled keta te fortet ta tregojne se sa e respektojne publikun duke ja trguar vending ketij A.Canit ne mos Jane antikombtare

  • Te rrapi ne Mashkullore
    Foli Cercizi me goje

    Mylazim largo taborre
    leri djemt e mij more te shkojne

    leri djemt e mij more te shkojne
    se do t’ju kuq t’ju bej more me boje

    do t’ju kuq t’ju bej more me boje
    se ashtu e kam zakone

    se ashtu e kam zakone
    Cerciz Topulli me thone

    foli edhe cani me goje
    jo te rapi ne mashkullore
    por te klani Can shemtia
    qe per para mohon gjakun e tija
    mohoji xhaxhane si familje deshmori
    sna mbete gje tjeter te themi
    cfare prisni prej ketij Can horri

  • Kot e keni.
    Berisha Basha Rama e gjith sorollopi i tyre kan nevoj per Tv Klan.
    Po t vij puna per t zgjedh mes Dites dhe Tv Klanit zgjedhin Klanin

  • Mir na e bejne.
    Me parate e shqiptareve qe ua ka dhene Saliu arjani Blendi frangaj dhe shoket e tyre marrin nga 10 15 mij euro ne muaj.
    Shkon dhe kryeministri Rama ne studiot e tyre dhe qe prej andej flet per pastertin e Rilindjes.
    Pika mu ne koke

  • *****ÇANI paraqitet si budalla !..por ngandonjeher budallai qellimisht terheq vemendjen e gjithe mahalles,lagjes,e qytetit por dhe te tere vendit.kjo po ngjane me publicitetin qe po I beni e kesaj specje .~~~~~~~~~~#

  • Me duket e tepruar kjo lufta qe kane hapur sarandjotet dhe camet kunder Arjan Canit.
    Nuk besoj se jane aq “engjellore” te gjithe ata qe kritikojne AC ,biles po tregohen hipokrite dhe te pafytyre..

    Le te kuptohemi;

    Per mua Arjan Cani eshte nje monster e mediave shqiptare,por mos harroni kryemonstrat Blendi Fejziun,Halexander Frangaj,Fari Balliu,Fatos Lubonja,2 X Artan Hoxhajt,Henri Cili,Monstra Shkullaku,Prec Dreq Zogaj,Spartak Ngjela,mark marku.. pa harruar dhe ca monstra te Kosoves si Enver Robelli,Hale Matoshi…qe ne se do analizojme cfare kane bere,cfare kane thene dhe kujt klaneve antishqiptare i sherbejne keto “gjeneral gramafone” atehere ky “shkallimi” Arjan Canit duket banal dhe i pa perfillshem.
    Me keq akoma eshte kur analizojme jo vetem veprimet antikombetare,kriminale te perbindeshit Berishe por dhe ato qe ka thene dhe deklaruar ne media ai duhet te arrestohet pa paralajmerim…Pse nuk revoltohet keto hipokrite me Sali Satanain por gjejme nje “fakir” si AC dhe hajde te bejme namin me patriotizem leshi…

    Ju qe votoni akoma k/kriminel berishen..ju qe pranoni dhe hipokrizine e Rames dhe haleateve te tij per mos denimin e tij e keni hallall Canin qe edhe pse eshte monster po thote nje te vertete..

    Ju lutem mos na ofendoni mikun e mengeperveshurit Arvizu dhe Oltes qe ai e kishte merak aq shume…

  • Gazetari Cani ka thene edhe per veten e vet.

    “Se e ka pak po ta vrasin”

    Eshte nje shprehje e tij pa kuptim te keq.

    Askush nuk e beson qe nje shqiptar te shaj Saranden dhe Camerine.

    Jemi krenare per Saranden dhe Sarandiotet.

    Mo Sarande, Moj Delvine, KUSH ta prishi Bukurine ?

  • HEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEJJJJJ shqiptareeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

    mos I merrni kaq seriozisht gjerat….

    • enter .Ke shume te drejte por ka dicka qe te bezdise kur keto shemtira fyejne kaq hapur popullin e vete .Ta bente ndonje kanal i huaj nuk do ta merrnim serjozishte. Ky qe do te fusi nje humorr horrash dhe putanash ta ushtroje ne familjen e tij. Eshte bere i bezdishem si qente qe mbajne neper pallate.Ulurijne gjithe diten e naten ,permjerin neper shkalle e ashensore dhe askush nuk ve dore .E jo kaq tolerance se po na bie vlera fare si popull .

      • Ky popull ska me shtylle kurizore. Ky popull ka 25 vjet qe toleron politikanet me te ndyre, dhe ne vend te revoltohet ndaj tyre, revoltohet ndaj nje batute.

  • Ne se do benim nje renditje te emisioneve negative ne televizionet shqiptare, sigurisht qe “Zone e lire” e ketij Canit do zinte vendin e pare, dhe ne ate te dytin do vinte “Big Brother” i famshem i Topit!

  • Cani konfirmoi perseri qe eshte askushi, nje plehre ordinere e shoqerise post komuniste qe u gdhine VIP-a pa bere asnje gje
    Per mua duhet te ndiqet penalisht per urrejtje racore, thirrje fashiste dhe dhune

  • Nuk eshte fare rastesi qe ti tilla brockulla i degjojme te Klani i Sandrit.Nuk mund te harroj reagimin e Pandi Lacas ne emisionin opinion para atyre Kosovareve qe ishin kunder fteses per Zdravco cololicin,kur Kosovari i kujtonte luften dhe vrasjet nga ana e Serbeve ne Kosove pandi merrte pamje naivi dhe bente sikur nuk dinte gje,kur per luften e Natos kunder forcave Serbe dhe vrasjet e krimet kunder Shqiptareve i kishte marr vesh gjithe bota.Pandi dukej si debil,e fevziu rrinte si i shushatur dhe nuk dinte si te reagonte kunder naivitetit te Pandit.Tani kemi Canin qe merr neper goje Cam dhe Sarandiote sikur keta te jene aliene dhe jo Shqiptare.Me vjen peshtire nga te ardhurit e tipit Cani,dhe erdhi koha qe tani dhe Tirana po i duket katund.

  • Ketij Canit po te ishte kohe tjeter nuk do ti jepnin pushke prej verteti por prej druri zbor, jo se mund te vriste njeri, por se eshte budalla.Me kete palo plack nuk ja vlen te merresh se eshte bere si ato rrobat qe shiten te tregu u gabit.

  • O Alqi,
    Pse humbet kohen te merresh me nje idiot te kompletuar?
    Ka probleme te tjera me mprehta qe duhet te merreni.

  • boll beme patriotin duke u marre me Canin. Po te kemi deshire, ti bejme presion politikes se ata e kane marre ne qafe ceshtjen came… te tjerat jane sebepe dhe llafe koti dhe ne e kemi zakon qe marrim flake per gjera koti nderkohe qe pergjegjesia eshte gjetiu

  • Joooo. duhet te merremi me canin. Ky derr i piste le te nxjere lakuriqesit ne zone e lire me anetaret e familjes se vet.Unioni i gazetareve me Cipen duhet te reagoje. Nuk e kam degjuar ndonjehere te thote vdekje te tradhetareve te atdheut.

  • Nje prostitute afron shume vajza per ti bere si vetja
    Prisni koken ketij felliqesire se shkaterroje familjet shqiptare
    Ne qofte se kini familje o politikane ky ua shkaterroje juve te pareve
    U dhjefsha mu ne para e mendje qe keni

  • Ne ka gjiriz te fjales, duket qarte se ajo eshte ne gojen e Canit.Mjere ne per ke media japim taksa.Ne ne fshat na ngrin djersa e na behet akull nga monstra te tille qe jo vetem “paska rene nga djepi” si thote Duka, por mund te jete ngritur ne kembe pas 7 vitesh, kur shoket e tij ishin ne klasen e pare

  • Po, ç’ flisni per Çanin e llojin e tij te gazetarise. Nje program qe ka 12 vjet qe ka fillesen. Po plaket aty. Nuk di gje tjeter. Çdo fillim e ka nje fund. Ky budallallek nuk ka fund. Ç’ mund te thuash tjeter? Njeri kunder vendit te tij e pro budallallekut, kinse eshte ndryshe e i mençur.
    Pika Çanit e humorit te tij qe nuk ia kuptokemi ne…

  • Te dashur lexues dhe te gjithe shqipot e mi, e mbani mend kete pervers, se cfare ka thene :

    qe ka marre breket e motres se tij dhe i vishte me ate mikun e ngrehur.Cfare pritni te degjoni dhe te shikoni te ky qelbesire.

  • Nje pike kos e tharton gjithe qumeshtin – thote populli! Edhe Arjan Cani , nuk i ka aq naive theniet e tij! Nuk eshte fjala vetem per audiencen televizive qe ka ky stacion , por per nivelin kulturor qe ka populli ne pergjithesi dhe se si ky i pacipe i ” mbjell ” shprehjet e tij te ndyra , e kam thene edhe nje here tjeter , qe ai se ka problem qe te thote gjithcka, po AMA – ku e ka filtrin e saj ! Cfare shteti jemi ne, kur u be nje beteje aq e gjate ligjire per te mbajtur ne pune kreret drejtues te AMA- s dhe atehere kur ata duhet te ndihen , nuk ndihen , apo sic e degjuam , e kalyan problemin me nje gjobe simbolike – 4 milione leke te vjetera ! Kur Arjan Cani rroge merr 6 – 10 – 15 mije euro. PO DEMI MEDIATIK SA ESHTE ! PO FYERJA KOMBETARE SA ESHTE ? ! PSE S ‘NDIHET SHPETIM. IDRIZI ??!!
    Ketyre ndyresirave ju duhet treguar vendi sa me pare, sepse qellimi i atyre qe s’na duan ka qene: SHKATERRIMI I FAMILJES SE SHENDOSHE SHQIPTARE , QE FUNKSIONONTE MBI BAZEN E DISA RREGULLAVE TE SHENJTA DHE KU RESPEKTI DHE NDERI KANE QENE LIGJ! Tani do gje eshte bere corap ! Gjynah !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *