Qeveria ka prioritet kryesor shlyerjen e borxhit ndaj biznesit. Gjatë një takimi që Ministria e Ekonomisë organizoi sot me përfaqësues të biznesit vendas, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha se në kushtet kur borxhi publik është shumë i lartë, qeveria ka si përparësi shlyerjen e borxhit që qeveria i ka biznesit, në mënyrë që gradualisht t’i jepet frymëmarrje ekonomisë.
“Niveli i borxhit pritet të arrijë në fund të vitit 68 për qind. Për vende si Shqipëria do të ishte mirë të ishte 40 për qind. Shlyerjen e pagesave të vonuara ndaj biznesit po mundohemi ta realizojmë me komunitetin ndërkombëtar, FMB, BB etj. Ne nuk do ta cenojmë tregun financiar vendas, duke i lënë të lira bankat. 24 për qind është niveli i kredive të këqija, detyra parësore e qeverisë është shlyerja e detyrimeve tona ndaj biznesit, në mënyrë që ky i fundit të rikthejë marrëdhëniet me bankat.
Duke pasur në krah FMN dhe BB, ne kemi besimin se do ta kapërcejmë situatën e vështirë. Në afat të mesëm, ekonomia shqiptare do t’u kthehet ritmeve normale të zhvillimit të saj. Me t’u finalizuar projektbuxheti i vitit 2014, ne do të jemi në kontakt me biznesin, për të biseduar se ku duam të shkojmë”, tha Cani.

Sigurisht shlyerja e detyrimeve qe shteti i ka biznesit eshte nje gje shume e mire. Dihet se punesimi me i madh i njerzeve eshte ne kompanite e biznesit. Por dihet qe shume kompani qe kane kryer investime ne fushen e infrastruktures nuk i kane perfunduar ato, ose jane kryer me shkelje dhe jashte kushteve te kontrates, keshtu qe edhe faturat e tyre duhet qe te verifikohen. shikoni, shkollat, rruget, kanalet kullues, digat mbrojtese te lumejeve etj.
Po biznesi tjeter qe ka mibi 10 vjet qe nuk i rimbursohet TVSH-ja, punon dhe mban ne pune shume punetore, i paguan rregullisht te gjitha detyrimet ndaj shtetit dhe punonjesve, do te shikohet nga qeveria?